Pse na bën mirë të veshim rrobat e partnerit

Life style

Pse na bën mirë të veshim rrobat e partnerit

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Rrobat e partnerit janë të vetmet që na vijnë në ndihmë kur duam rehati. 

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Britanik i Columbias, aroma e partnerit në rrobat që ne veshim mund të na reduktojë stresin, ankthin dhe ndjenjën e vetmisë.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit morën 96 gra dhe secilën prej tyre e vunë të nuhaste aromën e një njeriu të panjohur, një të njohuri dhe të partnerit respektiv. Pas secilës prej nuhatjeve studiuesit matën nivelin e stresit te secila grua dhe për pjesën më të madhe rezultoi që pas nuhatjes së bluzës së partnerit niveli i stresit të ishte reduktuar.

Kështu pra, nëse herën tjetër ai do të ankohet kur të shohë se ke veshur bluzën e tij të preferuar, tregoji se shkenca të jep të drejtë ta bësh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat