Kur njerëzit plaken më së shumti? Shkencëtarët dinë vitet e sakta!

Life style

Kur njerëzit plaken më së shumti? Shkencëtarët dinë vitet e sakta!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Plakja nuk është proces i gjatë, por ekzistojnë vitet e jetës në të cilat njerëzit më së shumti plaken

Shkencëtarët e Stanfordit me siguri parashikojnë plakjen e njerëzve duke matur proteinat në gjak.

Rezultatet e studimit sugjerojnë që plakja fiziologjike nuk zhvillohet thjesht me ritëm të barabartë, por duket që përshkruan një trajektore më rezistuese me tri pika të ndryshme kthese në ciklin jetësor njerëzor.

Këto tri pika, të cilat ndodhin mesatarisht në moshat 34, 60 dhe 78 vjeç, theksohen si kohë të ndryshme kur ngrihet në majë numri i proteinave të ndryshme në gjak që tregojnë ndryshime të dukshme me bollëk.

Kjo ndodh, sepse, në vend që thjesht vazhdimisht të rriten apo të zvogëlohen apo të mbeten të njëjta gjatë gjithë jetës, nivelet e shumë proteinave një kohë mbeten konstante, pastaj në një moment apo në moment tjetër kalojnë nëpër ndryshime të vrullshme lart apo poshtë.

Këto lëvizje zakonisht grumbullohen në tri pika të ndara në jetën e personit: pjekuria e re, mosha e mesme e vonshme dhe pleqëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat