A është kjo java juaj me fat? Parashikimi i yjeve nga data 12-18 Prill

Life style

A është kjo java juaj me fat? Parashikimi i yjeve nga data 12-18 Prill

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Dashi

Kjo javë do të vijë një mundësi e favorshme për ju apo për situatën në të cilën ndodheni.

Burrat rreth moshës 35 vjeç do të arrijnë të tërheqin fatin drejt vetes.

Do të fitoni një çështje të natyrës ligjore apo financiare. Kujdesuni për privatësinë tuaj këtë javë.

Mos e lini vend e pa vend portofolin ose kartën e identitetit.

 Në dashuri do të keni disa momente të komplikuara ose kontradikta, por në të njëjtën kohë mund të kaloni edhe momente të këndshme me të dashurit tuaj.

Demi

Para jush është një javë me biseda biznesi, takime, prezantime, intervista, etj.

Zënkat me partnerin tuaj do të jenë të shkurtra, por emocionale.

Një projekt i bukur profesional po vjen para jush, por jeni në një fazë konfrontimesh me njerëz të pakëndshëm.

Gratë e demit nuk duhet të kenë pritshmëri të mëdha për këtë javë.

Gjërat kanë zhvillimin e tyre, pavarësissht dëshirave dhe pritshmërive.

Arsimi ose karriera e një fëmije do të jenë një nga ngjarjet e rëndësishme të javës.

Binjakët

Këtë javë duhet të vendosni ose të keni një përgjigje që lidhet me një dashuri ose propozim romantik.

Kjo javë kërkon shumë vëmendje për disa  të afërmet tuaja gra, që nuk jetojnë në shtëpi me ju.

Për burrate binjakëve do të jetë një javë me angazhime, por me emocione pozitive.

Mund të angazhoheni në një punë part-time për të fituar para ekstra. Gratë e binjakëve mund të blejnë diçka për komfortin dhe kënaqësinë e tyre.

Mos harxhoni para pas gjërave që nuk i keni me urgjencë.

Gratë e binjakëve duhet të shmangin angazhimet me të panjohur apo udhëtimet në vende jofamiljare.

Gaforrja

Këtë javë pritshmëritë dhe planet tuaja lidhen me udhëtimet dhe njerëzit e një vendi tjetër.

Një miqësi ose zhvillim marrëdhëniesh të reja miqësore mund të ndodhë tek djemtë dhe burrat e gaforres.

Këtë javë do të takoni njerëz me të cilët do të diskutoni gjëra me rëndësi për të ardhmen tuaj të afërt.

Do të keni gjithashtu një konflikt ose tension që lidhet me të hollat.

Mungesa e sinqeritetit në marrëdhënien tuaj me një pjesëtar të familjes suaj ose rreth miqësor, do të bëhet shumë e dukshme.

Surprizat, dhuratat dhe shpërblimet do të vijnë në formën e parave ose sendeve materiale.

Luani

Gjatë kësaj jave do të keni një shqetësim të lidhur me paratë. Do të merrni lajme të padëshiruara në lidhje me një vajzë ose grua të re.

Përgjithësisht, do të jetë një javë e suksesshme dhe interesante, sidomos nëse keni energji dhe ambicie për të realizuar mundësitë që do t’ju vijnë përpara.

Mund të merrni një ftesë për një event social ose dasmë nga një mashkull.

Mund të zhgënjehen pritshmëritë tuaja për sa u përket të ardhurave të lidhura me një person të familjes suaj.

Keni lajme të reja të lidhura me mëmësinë, lindjen e një fëmije, etj.

Virgjëresha

Kjo javë mund të jetë shumë  emocionale nëse ndiqni pas tensionet me njerëzit që keni rreth vetes.

Problemet në shtëpi gjithashtu mund t’ju bëjnë nervo dhe të shkaktojnë konflikte.

Shumë nga pritshmëritë tuaja nuk do të realizohen këtë javë.

Mos jini të paduruar, por lërini gjërat të zhvillohen natyrshëm.

Java do t’ju surprizojë me një email, telefonatë ose dërgesë poste. Do t’ju duhet të shpenzoni ca para për një vajzë ose grua të re.

Pritja e mysafirëve, një udhëtim familjar ose një mbledhje familjare do t’ju shkaktojë kosto financiare, por do t’ju lërë kujtime të paharrueshme.

Java do t’ju sjellë lajme të papritura nga njerëz që jetojnë larg.

Peshorja

Këta javë, angazhimet dhe pritshmëritë tuaja kryesore lidhen me një shtatzani, lindje, fëmijën, nipin ose mbesën tuaj.

Megjithatë, do të ketë edhe diçka të trishtueshme brenda këtij lajmi.

Gjatë javës do të përfshiheni në një diskutim ose bisedë në gjërat që shqetësojnë të ardhmen tuaj, një pozicion të ardhshëm, plan, etj.

Do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje, ose të merrni një ndihmë për probleme shëndetësore që do të shqetësojnë një fëmijë të familjes suaj.

Kjo javë do të kujtohet nga ju për një takim të rëndësishëm. Mund t’ju ftojnë ose të ftoni në shtëpi miq e të afërm.

Akrepi

Zhvillimet e kësaj jave do të kenë në fokus planet e lidhura me paratë, pagesat, borxhet, etj.

Do të keni kosto dhe shpenzime të lidhura me një trajtim ose terapi mjekësore për veten tuaj ose një të afërm.

Do të jetë javë e tensionuar, por shumë premtuese për vajzat dhe gratë e akrepit.

Një event i kësaj jave do t’ju shkaktojë përballjen me diçka  që shkakton emocione të vështira për t’u menaxhuar.

Gjatë javës, gratë e akrepit do të kenë një diskutim nga i cili do  të lindë një ide për plane e projekte të reja.

Për burrat do të jetë një javë me angazhime përsa i përket të afërmve dhe familjarëve.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave duhet të drejtoheni në një institucion ligjor për shkak të një dokumenti ose krijimit të një partneriteti të rëndësishëm.

Këtë javë mund të gjeni diçka që kishit humbur, do t’ju rikthehet një borxh i vjetër, etj.

Burrat e shigjetarit do të marrin lajme, propozime ose ftesa të papritura.

Një grua në familjen tuaj do të bëhet shkak për mosmarrëveshje apo konflikte të ndryshme.

Ndonjëherë debatet i sqarojën kontradiktat, por jo gjithmonë.

Do të jetë javë e dobishme për të zgjidhur probleme të vogla.

Do të keni një ftesë për të vizituar një muze, ekspozitë, monument, etj.

Bricjapi

Përpara keni një javë të favorshme për të zgjidhur probleme e borxhe të vjetra.

Do të pastroni të gjitha pengesat financiare ose faturat e vonuara.

Do të jetë një javë e qetë pë gratë e Bricjapit sidomos, nëse planet, veprimet dhe ambiciet kanë lidhje me familjet ose martesën.

Retë e shqetësimit do të vijnë vërdallë jush këtë javë lidhur me marrëdhëniet tuaja miqëosre dhe njerëzit që ju rrethojnë.

Do të zbuloni një intrigë të vjetër, shpifje ose veprim tjetër negative kundër jush, që është bërë disa kohë më parë.

Këtë javë mund të vendosni në lidhje me një investim financiar në biznesin tuaj, duke negociuar për një pagë ose shpërblim për një aktivitet të veçantë.

Ujori

Është javë me të ardhura, të cilat do t’i shijoni shumë, sidomos gratë e Ujorit.

Përsa i përket dashurisë, do të diskutoni plane të rëndësishme për të ardhmen.

Gratë e ujorit do të kenë një javë të mbushur me angazhime profesionale e marrëveshje biznesi dhe çdo gjë duhet të kryhet me saktësi.

Burrave të ujorit do t’ju vijnë shanse në fusha të ndryshme të jetës, të cilat duhet të dinë t’i përdorin në mënyrën e duhur.

Biseda dhe ngjarje do të zhvillohen gjatë kësaj jave për një trashëgimi, pronë të familjes, etj.

Peshqit

Do të jetë një javë e rëndësishme sepse do të jeni në gjendje t’i jepni zgjidhje një problemi ose situate komplekse në jetën tuaj.

Ndoshta zgjidhjet do të vijnë ngadalë, por e rëndësishme është që për çdo problem të ketë një zgjidhje.

Konfliktet ndihmojnë, por kur vijnë në formën  e një debati të arsyeshëm.

Një ngjarje e rëndësishme do të lidhet me një pjestar të familjes suaj. Pritet një surprizë në muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat