Rrëfimi i 27 vjeçares: Seksi me të dashurin është i mahnitshëm, por...

Life style

Rrëfimi i 27 vjeçares: Seksi me të dashurin është i mahnitshëm, por...

Nga: B.S Më: 12 prill 2021 Në ora: 12:28
Ilustrim

Një vajzë 27 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se prej më shumë 1 vit është në lidhje me një djalë 32 vjeçar dhe seksi është fantastik, përcjell Bota sot.

Por, ajo thotë se ai asnjëherë nuk fle me të apo dalin jashtë për kafe apo për darkë.

Ajo thotë se ai çdoherë i thotë se do ta bëjë këtë herën tjetër por që nuk ndodhë.

Vajza thotë se nuk e di se çka të bëjë, derisa thotë se janë çift i mirë.

Rrëfimi i plotë të saj:

Jam në lidhje me një djalë prej më shumë se një vit dhe seksi është i mahnitshëm, më i miri që kam provuar ndonjëherë.

Ky djalë më flet me fjalë të pista dhe më ndez dhe e mira është që më tregon saktësisht se çfarë i pëlqen.

E gjej veten duke menduar për seks me të gjatë tërë kohës, kur jam duke punuar, duke vozitur dhe madje edhe kur i bëj punët e mërzitshme të shtëpisë.

Unë jam 27 vjet dhe ai është 32. Kurdo që vjen për vizitë tek unë, ai më dërgon menjëherë në dhomë dhe ne bëjmë qejf.

Por ai kurrë nuk qëndron për të fjetur me mua apo për të dalë jashtë në darkë. Gjithmonë thotë “herën tjetër”.

Por mua më pëlqen ai shumë dhe e di që do të ishim të mrekullueshëm bashkë, nëse ai na jep një shans neve.

Si ta bëj që ai ta shoh se ne kemi më shumë se sa kaq, se vetëm seks fantastik?

Përgjigja e psikologes:

Tingëllon sikur ai ka nevojë vetëm për lidhje fizike dhe të gjitha ato premtimet për “herën tjetër” janë boshe.

Por për tu siguruar, thuaj atij se dëshiron më shumë se vetëm seks.

Nëse ai ju jep ndonjë justifikim më të dobët, duhet të shihni se kjo është thjesht seksuale dhe se nuk mund të shkojë askund në planin afatgjatë./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat