Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr dikë me të cilin s'flet prej kohësh

Life style

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr dikë me të cilin s'flet prej kohësh

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Me siguri ju ka ndodhur të shihni në ëndërr dikë me të cilin nuk keni asnjë komunikim prej vitesh dhe të nesërmen jeni zgjuar të habitur duke menduar pse patë pikërisht atë kur nuk ju lidh më asgjë?

Të shohësh në ëndërr një mik të vjetër me të cilin ke humbur kontaktet, apo një pjesëtar të klasës në shkollën fillore është pak e çuditshme, por kjo mund të lidhet me tipare të veçanta të natyrës suaj. 

Nuk ka rëndësi se ku është ai person tani, ata shfaqen në ëndrrat tuaja si një mënyrë për t'ju thënë ju se duhet t'i kushtoni vëmendje diçkaje me shumë rëndësi që po ndodh aktualisht në jetën tuaj. Studimet kanë treguar se të shohësh në ëndërr dikë me të cilin ti nuk flet më, tregon shumë për emocionet e përditshme që po ndjeni aktualisht.

Kushtojini vëmendje formës se si këta njerëz vijnë në ëndrrën tuaj. Përshembull, i shihni sikur po ju ndihmojnë? Sikur janë të nervozuar me ju apo sikur po ju kërcënojnë për diçka? Kjo sjellje është e lidhur me mënyrën sesi një pjesë e juaja po sillet në këtë moment të jetës.

Njerëz nga hiçi do t'ju shfaqen nëpër ëndrra për arsye nga më të ndryshmet, por është e rëndësishme të dini që vetëm se shihni dikë s'do të thotë se do të kenë një rol të caktuar në jetën tuaj tani apo në të ardhmen. Endrrat kanë për qëllim të thonë më shumë për ju sesa për njerëzit që shihni, prandaj analizojini duke menduar menduar për veten. Herën tjetër që do të shihni në ëndërr dikë me të cilin s'flisni prej vitesh, kushtojini vëmendje asaj çfarë po ndodh në jetën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat