Si ndahen fobitë dhe cilat janë më të zakonshmet

Life style

Si ndahen fobitë dhe cilat janë më të zakonshmet

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Çdo frikë irracionale ndaj diçkaje që nuk ka gjasa të shkaktojë dëm konsiderohet si fobi, term që vjen nga fjala greke “phobos” që do të thotë frikë ose tmerr. Fobia është ndryshe nga frika e zakonshme ndaj diçkaje.

Njerëzit me fobi shmangin në mënyrë aktive objekin ose situatën, nuk e durojnë dot, kanë frikë dhe ankth intensiv. Fobitë janë një çrregullim i ankthit dhe vlerësohet se prekin afro 30% të njerëzve.

Në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore, Edicioni i Pestë (DSM-5), Shoqata Amerikane e Psikiatrisë përshkruan disa nga fobitë më të zakonshme. Sipas DSM, fobitë specifike zakonisht përfshihen në pesë kategori të përgjithshme:

- frikë në lidhje me kafshët (merimangat, qentë, insektet)
- frikë që lidhet me mjedisin natyror (lartësitë, bubullimat, errësira)
- frikë në lidhje me gjakun, dëmtimet ose çështjet mjekësore (injeksione, kocka të thyera, rënie)
- frikë në lidhje me situata specifike (fluturimi, hipja në ashensor)
- të tjera (mbytje, zhurma të mëdha, zhytje)

Këto kategori përfshijnë një numër të pafund të objekteve dhe situatave specifike. Nuk ka asnjë listë zyrtare të fobive përtej asaj që është përshkruar në DSM, kështu që studiuesit krijojnë emra për to kur paraqitet nevoja. Emrat zakonisht krijohen duke kombinuar një term grek (ose ndonjëherë latin) që përshkruan fobinë me prapashtesën -fobi. Për shembull, frika nga uji do të quhej duke kombinuar hidro (ujë) dhe fobi (frikë).

Studimi i fobive specifike është një proces i komplikuar. Shumica e njerëzve nuk kërkojnë trajtim për këto kushte, kështu që rastet kryesisht nuk raportohen. Këto fobi ndryshojnë gjithashtu bazuar te përvojat kulturore, gjininë dhe moshën.

Një sondazh i vitit 1998 me më shumë se 8,000 të anketuar botuar në British Journal of Psychiatry zbuloi se disa nga fobitë më të zakonshme përfshijnë:

- akrofobi, frika nga lartësitë
- aerofobi, frika nga fluturimi
- araknophobia, frika nga merimangat
- astrafobia, frika nga bubullimat dhe vetëtimat
- autofobia, frika për të qenë vetëm
- klaustrofobia, frika nga hapësirat e mbyllura ose të mbushura me njerëz
- hemofobia, frika nga gjaku
- hidrofobia, frika nga uji
- ofhidofobia, frika nga gjarpërinjtë
- zoofobia, frika nga kafshët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat