Ç'është 'dhimbja sociale' dhe si ta përballoni nëse e keni

Life style

Ç'është 'dhimbja sociale' dhe si ta përballoni nëse e keni

Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Distancimi social, planet e anulluara, oraret e kufizuara dhe një pandemi e rrezikshme përballë ka bërë që një pjesë e mirë e njerëzimit të jenë duke u përballur me atë që studiuesit e quajnë "dhimbje sociale".

Ç'është dhimbja sociale?

Në literaturën e psikologëve ky term është përdorur për t'ju referuar reagimit të humbjes së një lidhjeje për shkak të refuzimit nga njëra palë, reagimit ndaj braktisjes, largimeve, vdekjes, etj.

Që prej Covid-19, ky term është përditësuar dhe ka marrë kuptim edhe më të gjëra. Sot, "dhimbja sociale" etiketohet si ndjesi e shkaktuar nga emocione të dhimbshme të shkaktuara nga situata që përfshijnë njerëz të tjerë (që ndoshta as nuk i njihni) si pasojë e braktisjes, zhvlerësimit, largësisë, apo shkëputjes.

Sipas ekspertëve kjo lloj dhimbjeje të lëndon po aq shumë sa një dhimbje fizike. Eshtë një lloj kërcënimi që i bëhet mirëqënies sonë mendore. Njerëzit, duke mos dashur të përjetojnë ndjesi negative sillen në mënyra të ndryshme për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre.

Si ta mundni këtë lloj frike?

Kjo lloj dhimbjeje është pjesë e të qënit njeri dhe ndonëse nuk falin asnjë lloj kënaqësie, kjo s'do të thotë se ka diçka që s'shkon me ju. Ajo që mund të bëni është t'i kujtoni vetes se nuk mund t'i vini një limit kohe dhimbjes tuaj sociale. Secili e përjeton traumën e tij në mënyra të ndryshme. Përpiquni të menaxhoni mendimet tuaja.  Minimizoni herët që mendoni për një situatë të caktuar sociale. Kjo s'është e lehtë për t'u bërë, por nëse e mbani veten të zënë duke u ushtruar fizikisht, duke parë filma, duke lexuar, etj mund t'ja dilni. Shpërqëndrimi në të tilla situata funksionon.

Kjo periudhë stresuese për të gjithë, kërkon që të gjeni kohë mjaftueshëm për të pushuar. Merruni me trupin, bëni gjumë të mirë, shihni ngjyra të bukura, dëgjoni muzikë ose thjesht dilni për të marrë ajër të pastër. Më kryesorja, gjeni kohë për të folur me njerëzit që vlerësoni më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat