A po flirtoni si një vajzë e zgjuar?

Life style

A po flirtoni si një vajzë e zgjuar?

Më: 13 prill 2021 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Nuk ia falin kujtdo besimin dhe dashurinë

Përvoja dhe intuita e një vajze që ne e përcaktojmë si "të zgjuar" e drejton tek ata partnerë që mund ta përmbushin në çdo aspekt, jo thjesht sepse kanë pasur një flirt apo janë ndjerë mirë gjatë një mbrëmjeje. Një vajzë e zgjuar e ka të qartë se çfarë do dhe nuk lëkundet nga një tërheqje e thjeshtë.

Ato nuk kanë frikë nga vetmia

Ato ndihen njësoj mirë e shpeshherë më mirë kur janë vetëm. Ndaj nuk nxitohen për të gjetur dikë,pasi kanë gjithë kohën që u duhet për t’i shqyrtuar mirë mundësitë që u ofrohen dhe njerëzit që iu afrohen. Ndaj nëse një "vajzë e zgjuar" ju kushton vëmendje, merreni si një shenjë të qartë interesi: të jeni të sigurt se ju ka mirëmenduar.

Nuk u duhet një njeri i dytë për t’ia bërë jetën të thjeshtë

Ato nuk presin nga partneri që t’ja sjellë gjërat në pjatë; ndryshimi është e vetmja konstante në jetë, ndaj ato kërkojnë dikë që ashtu si ato, mund të tregohet i përshtatshëm me çdo lloj rrethane. Sa për të tjerat, mund t’ia dalin fare mirë vetë.

Flirti nuk është prioriteti i tyre

Vajzat e zgjuara, si të gjithë njerëzit e zgjuar, dinë t’i japin çdo gjëje vendin që i takon. Miqtë, familja, puna, shkolla, janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, po aq sa një partner. Ndaj nuk e ndiejnë nevojën e flirteve të shpeshta për të mbushur ndonjë boshllëk.

Ndonjëherë, mund t’ju krijojnë ndrojtje

Ngaqë e dinë shumë mirë çfarë posedojnë, ato nuk janë të varura tek fjalët e komplimentat e të tjerëve, ndaj mos prisni një buzëqeshje prej kokete nëse i thoni "sa e  bukur je bërë sot". 

Tërheqja është vetëm hapi i parë

Mos mendoni t’ia fitoni zemrën vetëm duke u treguar joshës në sjellje apo fizikisht. Ato nuk bien pre e ‘kurthit’ që ngre tërheqja e parë, ndaj duhen më shumë gjëra për t’i bërë për vete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat