Muzika pikëlluese mund të ofrojë kënaqësi, rehati, si edhe dhimbje

Life style

Muzika pikëlluese mund të ofrojë kënaqësi, rehati, si edhe dhimbje

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një studim në Britaninë e Madhe, kanë hedhur mendimin se muzika pikëlluese mund të përdoret për terapi medituese dhe qetësi shpirtërore.

Ata kanë sugjeruar së dëgjimi i baladave mund të përmirësojë gjendjen duke larguar kujtimet e hidhura përmes kësaj muzike.

Megjithatë, studiuesit kanë shtuar se disa pjesëmarrës të studimit, janë tensionuar pasi kanë dëgjuar muzikë të tillë, pasi kujtime të të kaluarës janë sjellë në mendjet e tyre.

Sipas studimit, muzika e trishtë përcjell tri gjendje tek njerëzit, kënaqësi, rehati dhe dhimbje.

“Disa njerëz e shijojnë muzikën pikëlluese dhe gjejnë qetësi, por në rastet kur disa pjesë të muzikës bëhen më të trishta seç duhet, në mendjen e njeriut shkaktohet ankth”.

“Megjithatë nëse zgjidhni një muzikë të trishtë, por të qetë, do të përjetoni çlirim emocionesh dhe qetësi mendore”, është konstatimi i studimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat