Nata e parë e martesës, vajza bën një zbulim shokues për familjen e dhëndrit

Life style

Nata e parë e martesës, vajza bën një zbulim shokues për familjen e dhëndrit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Festa martesore kthehet në shok. Nusja zbuloi se vjehrra ishte e ëma. Megjithatë dasma u bë me djalin dhëndër. Arsyeja është e pabesueshme.

Kthesë të papritur ka marrë një martesë në Kinë, me skena nga ato që jemi mësuar të shohim në filma fiction. Nusja, dhëndri, të ftuarit, u tronditën kur pak para ceremonisë në qytetin e Suzhou u zbulua se nusja ishte vajza e nënës së dhëndrit!

Incidenti i pabesueshëm ndodhi në Mars 2021, kur nëna e dhëndrit zbuloi të vërtetën me lot në sy.

Por si ndodhi kjo: Vjehrra vuri re një shenjë në dorën e nuses së saj, e cila, sipas Times Now, dëshmonte se ajo ishte e bija.

Menjëherë, gruaja iu afrua prindërve të nuses dhe i pyeti nëse e kishin fëmijën e vet apo mos vallë e kishin birësuar vajzën e tyre 20 vjet më parë.

Familja fillimisht u tërhoq pasi ishte sekret që as vajza e tyre nuk e dinte, megjithatë ata i zbuluan vjehrrës se e kishin gjetur vajzën në buzë të rrugës, të braktisur dhe e kishin rritur.

Vjehrra (dmth. Nëna) dhe nusja (dmth. Vajza e humbur) pasi e morën veten nga gjendja e shokut, shpërthyen në lot dhe u përqafuan duke deklaruar se është momenti më i lumtur i jetës së tyre.

Por historia sërish ka një fund të lumtur, aq sa mund të duket e pabesueshme.

Çifti u martua normalisht pasi dhëndri ishte edhe ai i birësuar, kështu që ai nuk kishte asnjë lidhje farefisnore me nusen e cila gjeti nënën e saj biologjike pikërisht tek ajo që do të duhej të ishte vjehrra e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat