Lodhja pranverore: Si ta përballoni ndërrimin e stinëve

Life style

Lodhja pranverore: Si ta përballoni ndërrimin e stinëve

Më: 15 prill 2021 Në ora: 09:43
Ilustrim

Ndërrimi i stinëve shoqërohet nga një lodhje fizike dhe psikologjike që e ndjejmë të gjithë. Duke nisur nga ndërrimi i orës dhe fakti që ngrohet koha, apo detaje të ngjashme, kaq mjafton që të ndihemi sikur nuk duam të bëjmë asgjë. Lodhja e pranverës vjen çdo vit dhe simptomat janë të njëjta: probleme me pagjumësinë, vështirësi në përqendrim, dhimbje koke, apo ndryshime humori.

Ama ka disa mënyra për ta përballuar dhe e para në listë është ushqimi.
Tashmë e dimë me siguri se ushqimi ka shumë rëndësi dhe ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në mënyrën si ndihemi. Këtu mund t’iu rendisim disa prej atyre që ju bëjnë mirë. Duke filluar nga frutat e thata, salmon, xhinxher, çokollatë fondente, kivi dhe ushqimet integrale.

Nga ana tjetër mund t’i jepni vetes ndihmë edhe me sumplemente si kalciumi, vitamina C ose magnezi që i japin një shtysë organizimit për t’u ndjerë më mirë.

Stërvitja është një tjetër mënyrë shumë efektive për të qenë mirë. Përfitoni nga dielli (kur ka) që të bëni ecje të shpejtë ose thjesht shëtitje. Dielli është ilaç natyral për gjithçka. Gjithashtu mund të bëni kardio 30 minuta, ose ushtrime në shtëpi.

Hiqni dorë nga alkooli ose ushqimet e shpejta. Pini shumë ujë dhe nëse mundeni dremisni në drekë ose pasdite për të rimarrë energjitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat