10 pyetje që nuk duhet t’ja bëni kurrë një personi

Life style

10 pyetje që nuk duhet t’ja bëni kurrë një personi

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:41
Ilustrim

Ndonjëherë nuk e kuptojmë se një pyetje e pafajshme mund ta lëndojë një person. Prandaj më poshtë ju sjellim këto 10 pyetje që asnjëherë nuk duhet t’ja bëni dikujt, edhe nëse nuk keni qëllim të keq.

1.Je kaq i/e mirë, ç’ne je akoma beqar/e? Ndonëse mund të dukeni sikur po i bëni një kompliment, në fakt personi nis të pyesë veten se çfarë shkon me të, që është akoma beqar, ndërkohë që nuk ka asgjë jo normale.

2.Pse dukesh i/e lodhur? Vërtet mund të shqetësoheni për personin, por duket sikur po i thoni që duken keq.

3.Çfarë bën ti? Është një pyetje e zakonshme, por në fakt mund ta vendosë në siklet dikë që nuk është në një periudhë të mirë të jetës.

4.Sa vjeç je? Është thënë me mijëra herë se kjo pyetje nuk duhet të bëhet dhe nuk ka arsye pse duhet ta dini moshën e dikujt.

5.Çfarë shkolle ke mbaruar? Është një tjetër pyetje që duket e zakonshme, por dikush që nuk ka mbaruar shkollë, mund të vihet në siklet.

6.A bën palestër? Me këtë pyetje ndonëse duket sikur po e komplimentoni dikë për trupin, në fakt mund të duket sikur po e vlerësoni vetëm për këtë gjë.

7.Nga je me origjinë? Edhe kjo është një tjetër pyetje e zakonshme që i drejtohet dikujt, mirëpo për disa mund të krijohen stereotipe në bazë të qytetit nga i cili vijnë.

8.Pse nuk del më shumë? Mund të kesh qëllimin për të inkurajuar dikë të provojë gjëra të reja, por mund të ofendoni dikë i cili ka arsyet e veta pse nuk bën siç thoni ju.

9.Ke humbur peshë? Mund të duket si compliment, por mund ta vendosni në siklet një person me këtë pyetje. Duket sikur ata dukeshin keq edhe me pak kile më shumë.

10.Çfarë ndodhi? Është një pyetje e zakonshme që i bëhet një personi kur e shihni të mërzitur, por në fakt në ato momente do dukeni të pandjeshëm pasi personi po kalon diçka që mbase nuk dëshiron ta tregojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat