6 llojet e kolegëve që duhet t’i mbash larg

Life style

6 llojet e kolegëve që duhet t’i mbash larg

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Lidhjet e forta me kolegët janë të nevojshme për një ambient pune të këndshëm, por vetëm kur kolegët ia vlejnë. 6 lloje tipash nuk duhet t`i mbash afër. Nëse i mban afër vetëm do të të prishin punë.

Thashethemexhinjtë

Zyra jote do të ishte shumë e mërzitshme nëse nuk do ishin ato bisedat me kolegët duke folur për serialet e Netflix apo për atë gjënë e lezetshme që fëmija yt bëri dje. Ose për një natë me dhimbje koke që ke kaluar. Po nëse kolegu është nga ata që i kalon limitet, që merr këtej e çon andej, largohu. Ky njeri as nuk e ka mendjen për punë e do të të lërë dhe ty pa punë.

I gjithëdituri, ose gjithologu

Ky njeri do të të bëjë të ndihesh inferior. Do të të përditësojë edhe me informacione për të cilat nuk ke nevojë. Nëse ndodh një gabim, ky njeri nuk do të marrë përsipër asnjë përgjegjësi. Gjithmonë do jetë faji juaj, ose i dikujt tjetër. Para egos së këtij njeriu nuk vjen asgjë. Miqësia dhe dinjiteti yt vijnë, në rastin më të mirë, të dytat, pas egos së tij.

Ai që ta punon pas shpine

Njeriu që merr idetë e tua dhe shkon e i shet tek shefi si të vetat, nuk ka ç`të duhet afër.

Shpërqendruesi

Ai që të gjen në sallë e të ndalon për një pyetje. Ai që hap një temë që e di që të prek, për të të lënë pa punë. Ky njeri do gjejë edhe mizën që fluturon vetëm e vetëm që të shpërnqendrojë gjithë stafin.

Ai që të merr shpirtin

Dua ndihmë për këtë! Të lutem, më ndihmo pak për atë! Janë njerëzit që nuk bëjnë asgjë pa ty. Që duan të jesh aty për ta në çdo detyrë të re apo të vështirë, por kurrë nuk janë aty për ty.

Martiri

Po të mos ishte për këtë njeri, zyrës do t`i ishte vënë kyçi. Po ja që ky është njeriu që edhe ankohet. Tërë ditë, ankohet për dembelët e zyrës. Dhe nëse një ditë ia sjell në majë të hundës, nuk do ndalet derisa gjithë kompania ta marrë vesh, që ka punuar për ty e ka bërë punën tënde. Ndaj, më mirë mbaje larg që në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat