Provone edhe ju, ja çka i ndodh trupit tuaj nëse bëni ushtrimet e njejta çdo ditë

Life style

Provone edhe ju, ja çka i ndodh trupit tuaj nëse bëni ushtrimet e njejta çdo ditë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Të krijosh një rutinë të ushtrimeve është më e vështirë se sa tingëllon.

Në anën tjetër kilogramët e shtuar, celuliti, sikur ju rrinë mbi kokë dhe sa më i madh të bëhet presioni aq me e madhe duket se bëhet edhe dembelia.

Mirëpo rutina, kur kalon një periudhë mund të jetë diçka e mirë dhe madje edhe e këndshme. Megjithatë, kjo rutinë duhet të bazohet në disa rregulla dhe ekpertët thonë se nuk është e domosdoshme të ndryshosh ushtrimet për të pasur më shumë rezultate fizike.

Ajo që duhet t’i kushtoni rëndësi është të përpiqeni të arrini formulën e cila përbëhet nga frekuenca, intensiteti, koha dhe llojllojshmëria.

 Frekuenca

Pompa, pompa! Nëse zakonisht bën 3 herë në javë, pse nuk provon të bësh 4? Vendose trupin para një sfide të re duke rritur frekuencën.

 Intensiteti

Ushtrohu më fort! Vrapo më shpejt!

Së pari, mëso cila është përqindja e normës maksimale të zemrës që mund të arrish përmes ushtrimeve. Gjatë stërvitjes mund të matësh impulsin për 60 sekonda për të gjetur numrin e rrahjeve në një minutë. Ky numër përkon me normën maksimale të zemrës, e cila ka tendencë të rritet deri në 5 %.

Koha

Kjo është lehtësisht e kuptueshme. Mjafton të rrisësh edhe më shumë kohëzgjatjen e ushtrimeve. Nëse zakonisht bën ushtrime për 45 minuta, përpiqu të shtosh edhe 15 të tjera, deri në 60.

 Lloji

Mirë apo keq, të gjithë kanë nevojë ta ndryshojnë nga pak rutinën. Mundohu të bësh më shumë ushtrime kardio në një mënyrë tjetër, të paktën një herë në javë. Për vetëm një ditë mund ta bësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat