Nëse partneri po të tradhton në ëndërr, mëso çfarë po bën në realitet

Life style

Nëse partneri po të tradhton në ëndërr, mëso çfarë po bën në realitet

Më: 16 prill 2021 Në ora: 06:43
Ilustrim

Ëndrrat me seks, në mënyrë të veçantë, mund të provokojnë jetën e përditshme dhe të ngacmojnë për të mësuar se çfarë do të thonë për jetën reale. Çfarë të nxit që të krijohen këto imazhe në ëndërr? Çfarë është e rëndësishme të dish edhe nëse je në një marrëdhënie të lumtur apo në një marrëdhënie normale dhe shikon seks në ëndërr? Njerëzit shohin gjatë gjithë kohës të tilla ëndrra. Është një ndër ëndrrat më të zakonshme. Por nëse bëhet fjalë për partnerin, këtu ndryshon shumë puna.

Partneri po të tradhton në ëndërr?

Mbi të gjitha, qetësohu! Është vetëm në ëndërr. Partneri nuk po të tradhton në të vërtetë. Këto lloj ëndrrash mund të jenë shkak i zemërimit apo shqetësimit, i debatit apo përballjes që ke pasur në mëngjes me partnerin. Në një rast të tillë, këto lloj ëndrrash po të tregojnë se dikush kujdeset për ty dhe për vëmendjen që i kushton. Gjithsesi, ekspertët këshillojnë se këto ëndrra janë edhe përgjigje e një dëshire të pandërgjegjshme, në një rast kur nuk merr vëmendjen e duhur nga partneri.

Nga ana tjetër, diçka fillon të ndihet si një gjë “e tretë” në marrëdhënien tuaj, si puna, futbolli, të dalat me shokët apo palestra. Sapo të përcaktosh se çfarë është, është koha për kompromis. Nëse ju të dy gjeni kompromisin, atëherë me siguri, këto lloj ëndrrash do të zhduken.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat