Reçipetat mund të jetojnë më gjatë nëse përdorni këto truke gjatë larjes

Life style

Reçipetat mund të jetojnë më gjatë nëse përdorni këto truke gjatë larjes

Më: 16 prill 2021 Në ora: 06:44
Ilustrim

Reçipetat janë një prej veshjeve të përditshme që përdoren më shumë, por procesi i larjes së tyre nuk është edhe aq praktik. Para se t’i futësh për të larë mund t’i kesh veshur disa herë të njëjtat palë, por në mënyrë që të mos dëmtohen në një kohë fare të shkurtër, duhet treguar kujdes në procesin e larjes.

Me siguri, të ka ndodhur që ato të ngatërrohen mes rrobave të tjera, madje edhe të jenë lidhur pas tyre. Tani ka një lajm të mirë. Ka disa mënyra që t’i lash në lavatriçe pa i dëmtuar dhe kështu ato do të zgjatin edhe më shumë.

Përdor ciklin e veshjeve delikate

Laji gjithmonë reçipetat me ciklin e veshjeve delikate. Duke i larë ngadalë, ato nuk do të dëmtohen, sepse ky proces eliminon tërhqjen. Kështu, do të ndihmosh për të ruajtur elasticitetin, pa harruar edhe të përdorësh ujin e ftohtë dhe jo të nxehtë.

Përdor detergjentin e duhur

Përdorimi i detergjentit të duhur bën diferencën. Mund të përdorësh një detergjent që zhduk njollat dhe papastërtitë, por ndoshta ai mund të dëmtojë materialin në një kohë shumë të shkurtër. Kështu që zgjedhja duhet të jetë gjithmonë një detergjent për veshjet delikate.

Laji në një “çantë”

Përdor një lloj çante prej rrjete, e cila nuk krijon mundësi që reçipetat të rrotullohen disa herë në lavatriçe. Ky lloj përdorimi i ndihmon reçipetat të lahen pa u zgjatur e pa u dëmtuar.

Gjithmonë lëri të thahen mbi një varëse

Dëmi i vërtetë ndodh gjatë tharjes, kur një pjesë e mirë nga ne përdor kapëset e rrobave. Ato krijojnë zgjatjen dhe zgjerimin e reçipetave. Gjithmonë reçipetat duhet t’i lësh në tharje natyrale, në mënyrë që materiali të mos dëmtohet dhe elasticiteti po ashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat