11 shenja gjatë mesazheve që ai/ajo dërgon, që tregojnë se ndoshta ju ka qejf më shumë nga ç'mendoni

Life style

11 shenja gjatë mesazheve që ai/ajo dërgon, që tregojnë se ndoshta ju ka qejf më shumë nga ç'mendoni

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Sa herë e keni kapur veten duke u përpiqur të deshifroni një mesazh nga dikush që ju intereson? Kjo mund të jetë një lojë interesante, por mund të bëhet edhe pak e lodhshme.

"Ka shumë faktorë që mund të përdorni për të përcaktuar nëse dikush ju pëlqen", thotë Jonathan Bennett për Bustle, një ekspert i njohjeve. "Kjo përfshin tonin e zërit, shprehitë e fytyrës, prekjen fizike dhe tregues të tjerë të gjuhës së trupit."

Kur flisni me dikë online, të gjitha këto mungojnë dhe fjalët mund të keqinterpretohen ose keqkuptohen lehtësisht. Atëherë, çfarë duhet të bëni?

Stef Safran, një tjetër ekspert i marrëdhënieve, thotë se më e mira është të kërkoni ose pranoni një takim. Sa më shpesh të jeni ballë për ballë, aq më shumë shanse do të keni për të kuptuar si ndihet personi përballë. Këtu janë disa shenja që ata mund të thonë po, sipas ekspertëve:

1. Dërgojnë mesazhe të gjata dhe të hollësishme.

2. Mesazhet e tyre janë tërheqëse. Diçka çon në një tjetër dhe rrallë herë biseda ngec në vend.

3. Përgjigjen shpejt, edhe nëse ju nuk i keni kthyer me orë të tëra.

4. Fillojnë t'ju thërrasin me emra përkëdhelës apo pseudonime që vetëm ju i dini.

5. Tek-tuk vendosin ndonjë emoji me zemër.

6. Duken të shqetësuar dhe të interesuar për ty dhe gjithçka që po ndodh në jetën tënde.

7. Ju bëjnë kompliente të këndshme më shpesh se më parë.

8. Kur vonohen në përgjigje ose nuk ju hapin telefonatën apo bëjnë ndonjë tjetër "gabim" të ngjashëm, sigurohen t'ju kërkojnë falje dhe t'ju shpjegojnë gjerë e gjatë se çfarë ndodhi.

9. Mbajnë mend shakatë tuaja personale apo batuta që vetëm ju të dy i kuptoni.

10. Fillojnë të flasin më lirshëm me ju. Ju tregojnë histori personale, flasin për familjen etj.

11. Janë mesazhi juaj i parë në mëngjes dhe i fundit në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat