Ç'do të thotë të shohësh se je shtatzënë në ëndërr

Life style

Ç'do të thotë të shohësh se je shtatzënë në ëndërr

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Nga humbja e të gjithë dhëmbëve tek të qenit lakuriq në publik, tashmë e dimë se ëndrrat gjatë natës mund të bëhen vërtet të çuditshme. Shtatzënia është një nga shumë ëndrrat e zakonshme, kryesisht të grave. Por çfarë do të thotë të ëndërrosh sikur je shtatzënë?

Këto lloj ëndrash lidhen zakonisht me diçka të mirë. Ato nënkuptojnë se diçka e madhe për ju po përgatitet ose do të ndodhë shpejt. Mund të simbolizojë se po filloni një ndryshim të madh që mund të rezultojë në një mënyrë jetese krejtësisht të re, prandaj shpesh mund t'i shihni këto ëndrra në prag diplomimi, në fillimin e një lidhjeje të re, një projekti të ri etj. Nëse s'është asnjë nga këto, ndoshta simbolika e ndryshimit lidhet me një ndryshim më të thellë, të brendshëm - ju ndoshta po i jepni më shumë përparësi shëndetit tuaj mendor.

Ka rëndësi edhe se sa shtatzënë jeni në ëndërr: Nëse jeni ende në fillime, kjo mund të thotë që jeni të emocionuar për marrjen e atyre hapave të parë drejt një ndryshimi në jetë, si aplikimi për në shkollë apo "dating" dhe njohjet me dikë. Nëse e shihni veten me bark tepër të rrumbullakosur në ëndërr, kjo mund të nënkuptojë se jeni në prag të një ndryshimi të rëndësishëm që mund t'ju ndodhë, diplomimi ose fillimi i një pune të re.

Nëse e lindni fëmijën në ëndërr, kjo mund të simbolizojë rezultatin e punës suaj dhe përparimin në disa fusha të jetës. Nënvetëdija do t'jua tregojë këto elemente të reja të jetës suaj në formën e një fëmijë sepse, si një foshnjë, këto gjëra kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, kujdes dhe përqendrim për t'u rritur si duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat