3 këshilla thelbësore që duhet t'i keni parasysh sidomos javën e parë të bashkëjetesës/martesës

Life style

3 këshilla thelbësore që duhet t'i keni parasysh sidomos javën e parë të bashkëjetesës/martesës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Vetëm se nuk keni bërë ende atë dasmën e shumëpritur, s'do të thotë se s'mund ta quani veten të martuar. Bashkëjetesa kërkon punë, përkushtim dhe shumë tolerancë, por le të flasim për javen e parë të martesës/bashkëjetesës. Ka disa gjëra që duhen diskutuar (ose hequr dorë) sidomos ditët e para të jetesës së bashku. 

1. Lamtumirë telefon

Tingëllon e çuditshme sepse ju e keni pritur me padurim momentin kur ai t’ju propozonte dhe doni ta ndani me të gjithë botën. Megjithatë bëni kujdes sepse nguti për t’ju treguar të gjithëve mund t’ju shkëpusë vëmëndjen nga partneri juaj. Njëkohësisht, njerëzit do nxitojnë t’ju bëjnë pyetje dhe t’ju kërkojnë sugjerime, prandaj është e sugjerueshme që javën e parë të shkëpusni marrëdhëniet me të gjitha rrjetet sociale.

2. Flisni për ekonominë

Pavarësisht se një bisedë parash do ju duket e papërshtatshme, kjo është pikërisht biseda e parë që ju duhet të bëni. Nëse kjo gjë nuk ndodh, pas tre javësh ose muajsh do ta gjeni veten duke menduar sesi të gjeni paratë për të realizuar planet që kishit në mendje. Duhet të përcaktoni një buxhet për shpenzimet dhe t’i premtoni njëri-tjetrit që nuk do shpenzoni më shumë seç duhet.

3. Merreni me qetësi

Nuk duhet ta konsideroni si një konkurs ku duhet të dilni sa më mirë. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve dhe mendojini gjërat para se të vendosni. Nuk është e thënë që duhet t’i keni të gjitha të planifikuara që javën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat