Mos i hidhni: 9 mënyra si mund t’i përdorni këto pakot e vogla që gjenden brenda këpucëve

Life style

Mos i hidhni: 9 mënyra si mund t’i përdorni këto pakot e vogla që gjenden brenda këpucëve

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Ju e dini që xheli i silicës (pakot që gjenden brenda kutive të këpucëve, çantave, produkteve elektronike etj.) nuk duhet të hahen, por s’keni pse  t'i hidhni. Xheli i silicës është mjaft i dobishëm sepse ka veti tharëse.

Paketimet me këtë produkt janë shumë efikase dhe me më pak kosto për kompanitë në mënyrë që të mbrojnë produktet nga ambienti i lagësht.

Ja disa përdorime:

1. Vendosni telefonin nëse është dëmtuar nga uji.

2. Vendosni briskun për të hequr lagështirën dhe për të zgjatur më shumë.

3. Mbani më të freskët çantën e palestrës.

4. Vendosini mes dosjeve ose fotografive që të mos dëmtohen nga ambienti me lagështi.

5. Mbroni pajisjet elektronike.

6. Vendosini në kutitë e ushqimeve të kafshëve për t’i mbajtur më të freskëta.

7. Vendosini mes rafteve të librave që të mos shmangni aromën e ambienteve të lagështa.

8. Nëse keni suplemente dhe doni që t’i ruani në ambient të thatë, vendosni pakot me xhel silice.

9. Mbroni bizhuteritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat