E di ti se çfarë i ndodh trurit tënd kur puth atë?

Life style

E di ti se çfarë i ndodh trurit tënd kur puth atë?

Më: 17 prill 2021 Në ora: 07:28
Ilustrim

Për puthjen ka pafund shprehje dhe fjalë të bukura, por ka edhe shpjegime shkencore, të paktën për aq sa mund të na bëjë të kuptojmë.

Për të puthur vihen në lëvizje 29 muskuj, 17 prej të cilëve për të lëvizur gjuhën.

Por e dini çfarë i ndodh trurit kur puthim? Po flasim për ‘french kiss’, që të mos keqkuptohemi.

Puthja nxit prodhimin e ossitocina, hormon i lumturisë, ndaj ndikon drejtëpërdrejt në uljen e stresit.

Kur puthim lirohet dhe dopamina, hormoni kënaqësisë, që është edhe arsyeja pse ndjejmë ‘flutura në stomak’. Puthja na nxit të largohemi në një tjetër botë, me fantazi vetëm sepse ndjejmë kënaqësi.

Nëse keni dhimbje, mund ta hiqni me puthje, pasi gjatë saj çlirohet edhe endorfine, hormoni që ul ndjeshmërinë ndaj dhimbjes.

Dhe një arsye tjetër për puthur sa më shumë, sidomos këto kohë është forcimi i imunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat