Gucci dhe Balenciaga bëhen bashkë, çfarë po ndodh?

Life style

Gucci dhe Balenciaga bëhen bashkë, çfarë po ndodh?

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:00
Gucci dhe Balenciaga

2021 mund të themi se është viti i markës së mirënjohur Gucci, pasi ajo feston 100-vjetorin e krijimit. Thashethemet e modës mbi bashkëpunimin e supozuar mes Gucci dhe Balenciaga, duket se u vërtetuan në shfaqjen “Aria” që Gucci prezantoi.

Deri para shfaqjes asnjë nga markat nuk e kishte konfirmuar apo mohuar lajmin që qarkullonte.

Ndërthurja mes Guccit dhe Balenciagës u vu re në disa detaje gjatë sfilatës, duke filluar nga forma me shpatulla katrore, veshje të jashtme me përmasa të mëdha me logo të dyfishtë dhe pajisje shtesë të hibridizuara në stilet këndore të Balenciagas kombinuar me motivin ikonik të Guccit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gucci Official (@gucci)

Ajo çka tërhoqi tjetër te veshjet ku dy markat ndërthureshin ishin edhe aksesorët: zemër e mbuluar me kristale dhe helmeta që shkruante “SAVOY club” si një tribut për vendin ku Guccio Gucci filloi punë në rininë e tij. Por, dy markat nuk e quajnë këtë një bashkëpunim zyrtar, mendojeni si një ‘hak’ të Alessandro Michele, drejtuesit krijues të Guccit.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, që dy marka me status të tillë të pranojnë ekzistencën e njëra-tjetrës, e për më tepër tanimë bashkojnë forcat. Kering, kompania mëmë e Gucci dhe Balenciaga, në thelb ka dyfishuar vlerën e produkteve të saj duke lënë dy logo të veprojnë së bashku si një e vetme. Secili sjell diçka në tryezë që tjetri nuk e ka domosdoshmërisht. Gucci qartë ka njohjen e emrit, për shembull. Por a kanë ata një siluetë firmash, siç ka Balenciaga? Ndoshta tani do të kemi një markë të re të quajtur “Gucciaga” ose “Balucci”..

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gucci Official (@gucci)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat