Studim / Personat që janë fizikisht joaktivë rrezikohen më shumë nga Covid-19

Life style

Studim / Personat që janë fizikisht joaktivë rrezikohen më shumë nga Covid-19

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Një studim i ri tregon se njerëzit që janë “vazhdimisht joaktivë” rrezikojnë më shumë të vdesin nga Covid-19.

Ekspertët e shëndetit publik nga Shtetet e Bashkuara zbuluan se njerëzit që ishin joaktivë në dy vjet para pandemisë së koronavirusit kishin më shumë gjasa të pranoheshin në spital, të kërkojnë trajtim të kujdesit intensiv dhe të ndërrojnë jetë në krahasim me njerëzit që kryejnë aktivitet fizik.

Studimi, i botuar në revistën mjekësore “British Journal of Sports Medicine”, arriti në përfundimin se, si një faktor rreziku për sëmundje të rëndë, pasiviteti fizik shihet më shumë tek moshat e vjetra dhe personat me sëmundje shoqëruese. Studiuesit ekzaminuan të dhëna për pothuajse 50,000 pacientë që ishin diagnostikuar me Covid-19 midis janarit dhe fundit të tetorit të vitit të kaluar.

Ata e përdorën këtë informacion dhe e krahasuan atë me të dhënat e aktivitetit fizik për dy vitet e mëparshme.

Kategoritë që u morën në konsideratë ishin:

– Aktive -të paktën 150 minuta ushtrime çdo javë.

– Disa aktivitete – rreth 11 dhe 149 minuta ushtrim çdo javë.

– Vazhdimisht joaktiv – më pak se 10 minuta ushtrim çdo javë

Rezultatet treguan se 7% e pjesëmarrësve ishin aktivë; 15% ishin vazhdimisht joaktivë; e pjesa tjetër raportoi “disa aktivitete”.

Nga të dhënat rezultoi se pasiviteti rrit shanset për t’u shtruar në spital rreth 2.26 herë më shumë krahasuar me personat që kryenin vazhdimisht aktivitet fizik. Dhe shanset e vdekjes ishin 2.49 herë më të mëdha për pacientët që ishin joaktivë krahasuar me pacientët të cilët ushtroheshin vazhdimisht.

“Është e dukshme që të qenit vazhdimisht joaktiv ishte një faktor më i fortë rreziku për rezultate të rënda Covid-19 sesa cilido nga problemet e tjera shëndetësore, përveç moshës apo personave që kanë kryer transplanto të organeve.

Ekspertët deklaruan se kjo është një thirrje që të gjithë njerëzit të kryenin aktivitet fizik gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm për Covid-19 por edhe për të qenë i shëndetshëm gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat