Po ju ngec karriera, shkak mund të jetë partneri juaj

Life style

Po ju ngec karriera, shkak mund të jetë partneri juaj

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Disa marrëdhënie janë stimuluese, dhe disa “na hanë të gjallë”.

Se a do të jemi të ngrohtë, të butë dhe fisnikë apo dashakeqës, të akullt dhe hakmarrës, mund të varet gjithashtu nga partneri me të cilin kemi një marrëdhënie afatgjatë ose që është jashtëzakonisht sugjestionues, pohon psikoterapisti Jack Reachwood.

Reichwood dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një studim në të cilin kanë marrë pjesë 240 çifte dhe theksi u vu te ndikimi i partnerit.

Bazuar në rezultatet e këtij studimi ai arriti në përfundimin se disa kombinime janë fisnikëruese, ndërsa kombinimet e tjera janë katastrofike.

Disa do të jenë engjëj, ndërsa të tjerët djaj

Ka shumë prova konkrete, nga ato kur një i djalë problematik përfundon studimet nën ndikimin e një vajze që ai e do ose një gruaje që është bërë më e kujdesshme ndaj prindërve dhe miqve të saj, qëkur ajo u dashurua me një djalë të mrekullueshëm.

“E kam kuptuar që disa njerëz thjesht nuk bën të bashkohen, por gjithsesi bashkimi ndodh, kështu që ekzistojnë impulse vetëshkatërruese te njëri-tjetri ose bëhen të këqij në mjedisin e tyre”, shpjegon Reachwood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat