Ujiteni orkidenë me çaj të gjelbër

Life style

Ujiteni orkidenë me çaj të gjelbër

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Për shumicën orkideja, mbretëreshë e luleve, është posaçërisht e ndjeshme

Ndërsa çdo adhurues i kësaj luleje shumë të bukur me siguri ka këshilla të veta më të mira për kultivim – disa e mbajnë drejtpërdrejt në rreze dielli, disa e ujisin me ujin e ndenjur të cilin më vonë e kullojnë nga fundi i saksisë, disa vetëm ja spërkatin fletët…

Mirëpo, e vërteta është që te disa lloje të orkideve nuk ka rregulla.

Vetëm uji nuk është i mjaftueshëm

Gjithashtu, shumicës me siguri i ka ndodhur që të marrin dhuratë këtë lule të bukur në lulëzim të plotë, i cili kur ka lulëzuar, më kurrë nuk ka çelur lule të reja.

Për kultivim të orkideve të tilla të cilat paksa vonojnë në zhvillim ekziston një truk. Në vend që ta ujisni me ujë të zakonshëm, çfarëdo që të jetë ai, ujiteni me çaj të gjelbër.

Nuk është e thënë që të zieni një filxhan çaj të zakonshëm, por nga ai të cilin e pini dhe e lini në fund një gllënjkë të cilën në fund të ditës do t’ia qitni orkidesë.

Mos e teproni me sasinë dhe kujdesuni që çaji të mos jetë tepër i fortë – në ditë kur i shtoni maksimalisht dy lugë dhe mos e ujisni gjatë vikendit.

Kjo teknikë funksionon edhe te lulet e tjera të cilat rriten në dhé të thartë, p.sh., trëndafilat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat