A mendoni që duhet të punoni në vikend?

Life style

A mendoni që duhet të punoni në vikend?

Më: 18 prill 2021 Në ora: 01:05
Foto ilustrim

Sipërmarrësi Grant Cardone beson se të punuarit shumë orë gjatë javës, madje edhe në fundjavë apo gjatë pushimeve, është frytdhënëse.

Në vend që të bëni atë që bën turma, “punoni kur të tjerët nuk janë duke punuar”, thotë ai për “CNBC Make It”.

Edhe ylli i programit “Shark Tank”, Mark Burnett, është i të njëjtit mendim.

Në thelb, sekreti i suksesit është ky: “Punoni. Punoni deri në limitet tuaja. Çohuni para të gjithëve, dhe shkoni të flini pas gjithë të tjerëve. Kjo është e gjitha”.

Megjithatë, jo të gjithë janë dakord me këtë mendim.

“Puna e vazhdueshme nuk është kurrë përgjigjja e vërtetë”, thotë sipërmarrësi dhe bashkëthemeluesi i LinkedIn, Reid Hoffman.

“Nëse doni të arrini suksesin ju nevojitet vendosmëri, zgjuarsi dhe një pjesë përtaci. Po, përtaci”.

Megjithatë, për disa, orët e gjata, janë gjithnjë përgjigjja drejt suksesit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat