E rregulloni apo jo krevatin në mëngjes? Nga ky veprim ju tregojmë personalitetin tuaj

Life style

E rregulloni apo jo krevatin në mëngjes? Nga ky veprim ju tregojmë personalitetin tuaj

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

E keni vënë re se cili është veprimi i parë që bëni në mëngjes sapo zgjoheni nga gjumi? Me siguri jo, pasi jeni të përgjumur ose nxitoni për në punë ose shkollë dhe nuk mendoni qartazi për zakonet e rutinës së mëngjesit. Të rregullosh krevatin pasi zgjohesh nga gjumi është një veprim që shumica e njerëzve e bëjnë sapo ngrihen nga krevati. Disa zgjedhin ta lënë rrëmujë pasi nuk kanë kohë mjaftueshëm për këtë veprim. Mirëpo, çfarë do të thotë ky veprim për personalitetin tuaj?

Së fundmi është kryer një studim me 2000 amerikanë dhe janë vënë re zakonet e tyre të mëngjesit. Sipas këtij studimi është arritur në përfundimin se personat që rregullojnë krevatin pasi zgjohen nga gjumi, kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale se ata që nuk e rregullojnë krevatin. Pra nëse ti je një person që e rregullon krevatin në mëngjes;

-Kryen më shumë marrëdhënie seksuale

-Zgjohesh pa nevojën e një alarmi

-Bëni një punë teknologjike

-Jeni njëri me vetëbesim të lartë

-Aventurier

-Social

-Pëlqeni filmat romantik

Ndërsa personat të cilët janë paksa dembelë për të rregulluar krevatin, bëjnë mesatarisht dy herë në javë seks.

-Janë të turpshëm

-Kuriozë

-Ironikë

-Zgjohen vetëm me alarm

-Pëlqejnë filmat komedi

-Punojnë në një biznes ose kanë një punë të lidhur me financat

Një detaj tjetër që vlen të theksohet është se personat që rregullojnë krevatin në mëngjes zgjohen 16 minuta përpara atyre që nuk e rregullojnë. Përpara se të ngriheni nga krevati, nëse po e lexoni këtë artikull shtrirë mendojeni mirë nëse do e rregulloni ose jo krevatin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat