11 mendime jo dhe aq qesharake të vajzave kur ai nuk kthen përgjigje

Life style

11 mendime jo dhe aq qesharake të vajzave kur ai nuk kthen përgjigje

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Duket për të qeshur kur e mendon, por kur ndodh nuk është dhe aq! Të gjithëve na ka ndodhur te flasim në WhatsApp me dikë që e kemi pasur qejf, apo që jemi frekuentuar. Ose fundja me të dashurin.

Fatkeqësisht na ka ndodhur dhe që t’i shkruajmë dhe mos të marrim përgjigje në moment. Çfarë ndodh pas kësaj? Kalon në krizë, në panik total! Mendja çfarë s'mendon në ato momente, telefonin nuk e ndan nga dora dhe e sheh çdo dy sekonda me shpresën se ka ardhur diçka por nuk e kemi ndjerë dridhjen. Por jo!

Asgjë nuk ka ardhur! Atëherë në mendje brenda 1 sekonde të vetme kalojnë gjithë mendimet më poshtë dhe nëse pas këtyrë mendimeve ai prap nuk shkruan, më mirë të mos ju dalë para.

Po ma vonon përgjigjen me qëllim që të fiksohem më shumë! 

Çfarë i duket vetja këtij? Ja tregoj unë! Skam për t’i kthyer më kur të më shkruaj përsëri!

Dua të di çfarë justifikimi do nxjerrë, jo për gjë po shigjetat blu ja bëjnë MUU!

Ua ka dhe fytyrë dhe futet në Facebook, sapo më doli që është futur para 5 minutash

Tani do t’i shkruaj që mos të më flasë më fare!

Me siguri flet me ndonjë tjetër.

Rri dhe online! Ja tregojë unë këtij, skam për t’i folur më kurrë!

Ndoshta s'e ka parë. Po po, se ka parë! Ai s'e ndan një sekondë nga dora telefonin, tani që i shkruaj unë, tani se paska!

Mos i shkruajta ndonjë gjë të gabuar?

Mos duhet t'i shkruajë përsëri?

Nuk do i shkruaj më kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat