Disa këshilla për aplikimin e grimit

Life style

Disa këshilla për aplikimin e grimit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Aplikimi i grimit shpeshherë është proces i ndërlikuar për femrat në përgjithësi, e, nëse keni probleme me akne, ky proces bëhet edhe më i ndërlikuar. Për t'iu ndihmuar me këtë gjë, ju kemi sjellë disa këshilla për aplikimin e grimit

1. JEPINI LËKURËS PUSHIM NGA GRIMI!

Shumica e femrave shqetësohen për mbulimin e akneve sesa për trajtimin e tyre. Ju mund t'i mbuloni aknet me grim, mirëpo nganjëherë duhet të përkujdeseni edhe për trajtimin më të thellë të tyre. Andaj, në ditët kur nuk keni nevojë të dilni nga shtëpia, mos e mundoni lëkurën, duke i hedhur grim.

2. GJEJENI MASKËN IDEALE PËR LËKURË!

Në ditët kur nuk aplikoni grim në fytyrë, gjejeni një maskë të përshtatshme për fytyrë, që i bën mirë lëkurës suaj. Ju e dini më së miri se çka i nevojitet lëkurës suaj, andaj gjejini produktet më të përshtatshme.

3. INKORPORONI MEDICINË NË GRIMIN TUAJ!

Nëse keni mundësi, vendosni një shtresë medicinë, para se ta aplikoni grimin. Mirëpo, nëse një gjë e tillë duket tepër e mundimshme, kërkoni grim që e kanë medicinën të inkorporuar në të.

4. SIGUROHUNI QË NUANCAT E GRIMIT PËRSHTATEN ME LËKURËN TUAJ

Njëri nga problemet më të mëdha në aplikimin e grimit, sidomos për femrat që kanë probleme me aknet, është aplikimi i grimit, që nuk ka nuancë të përshtatshme me lëkurën. Nëse keni akne dhe grimi nuk përshtatet me lëkurën tuaj, zonat problematike vetëm sa do të shfaqen edhe më shumë.

5. PËRDORNI GRIM PA SHKËLQIM!

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, duhet të filloni të investoni në grim pa shkëlqim. Grimi që ofron shkëlqim, apo diçka të ngjashme, nuk është ideal për lëkurën tuaj.

6. APLIKONI BUZËKUQ ME NGJYRË TË NDEZUR!

Nëse mendoni që problemi juaj me aknet është shumë i madh për t'u fshehur, provoni që ta tërhiqni vëmendjen në një pjesë tjetër të fytyrës, e këtë gjë më së miri mund ta bëjnë buzët. Andaj, herën tjetër, kur nuk arrini t'i mbuloni të gjitha aknet në fytyrë, aplikojeni buzëkuqin që ka nuancë më të ndezur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat