20 sekrete që praktikojnë çiftet që s'ndahen kurrë

Life style

20 sekrete që praktikojnë çiftet që s'ndahen kurrë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Mos nënvlerësoni asnjëherë vlerën e të pyeturit partnerin/en se si e kaloi ditën.

Disa zënka janë thjesht zënka. Mos i ekzagjeroni e t’i bëni drama.

Pranoni faktin që çdo lidhje vjen me disa lloj detyrimesh për të dyja palët.

Surprizat e vogla kanë shumë rendësi. Praktikojini herë pas here.

Mos sforconi daljet me disa çifte kur jo të gjithë janë miq të mirë.

Jepini një puthje para se të filloni të bëni diçka tjetër kur vini në shtëpi, dhe një tjetër sa herë do të dilni.

Disa herë duhet t’ju thoni JO disa ftesave që të mund të kaloni kohë me njëri-tjetrin.

Trajtojeni familjen e tij/saj si tuajën.

Më shumë "Të dua" janë më mirë se më pak.

Tregoni mbështetje kur ai/ajo është e sëmurë. Kjo nënkupton se duhet të anulloni planet e tjera me miqtë.

Kur partneri/ja vonohet në punë, filloni të bëni ju disa nga punët e shtëpisë.

Mos bëni shaka në sy të të tjerëve mbi shpenzimet e tij/saj. Ai/ajo nuk është thes boksi për humorin tuaj të errët.

Jini të përpiktë me orarin.

Nëse dikush flet keq për të, mbrojeni!

Mbani njëri-tjetrin në dijeni mbi planet tuaja personale.

Përgjigjujini telefonatave dhe mesazheve të njëri-tjetrit.

Mos u zini kur jeni në një udhëtim. Ruajeni për një ditë tjetër.

Jini spontan.

Duajeni pa asnjë kusht.

Kujtoni që jeni një ekip, jo konkurrentë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat