Njerëzit e mirë fshehin plagë në zemër

Life style

Njerëzit e mirë fshehin plagë në zemër

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:24
Ilustrim

Njerëzit e mirë duket se kanë një shkop magjik; ata bëjnë të pamundurën për të tjerët që t’ju japin gëzim dhe lumturi. Kjo është mënyra si e shohin jetën, kjo është ajo që i përcakton ata. Ndoshta shumë njerëz janë pyetur: çfarë do të thotë të jesh një njeri i mirë? Sigurisht, duhen pasur gjithmonë parasysh nuancat: secili prej nesh në mënyrën e vet mundohet të jetë i mirë, i respektueshëm, korrekt…

Megjithatë, kur flitet për njerëz të mirë në kuptimin më të ngushtë të fjalës, mund t’i përcaktojmë ata si:

Njerëzit që “nuk mund të thonë jo” kur dikush u kërkon diçka, ata vënë mënjanë prioritetet e tyre për të ofruar ndihmë.

Ata i ndihmojnë të gjithë. Ndihmojnë të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët… gjithmonë kanë kohë për të tjerët.

Ata janë të ndjeshëm, në gjendje të ndjejnë dhimbjen dhe emocionet e të tjerëve, madje edhe dhimbjen e botës.

Janë të shoqërueshëm dhe gjithmonë mendojnë se dita ka mjaftueshëm orë për të bërë gjithçka.

Sigurisht, shumë identifikohen me këtë përshkrim, ose ndoshta shumë njerëz e dinë që pasqyrojnë këtë lloj të personalitetit.

Megjithatë, për këta njerëz, vjen një kohë kur zemrat e tyre lëndohen. Vjen një ditë që ai person i mirë nuk ndjehet shumë mirë, pasi ka nevojë për t’u kujdesur për veten, ka nevojë për kohë, ka të drejtë të thotë jo, për t’i dhënë përparësi vetes.

Pak nga pak, vjen jo vetëm lodhja fizike, por edhe emocionale. Kur njerëzit e mirë kuptojnë se të tjerë pretendojnë më shumë se ato mund të japin, lodhja i hap rrugën stresit.

Këto kushte janë gjithmonë të dëmshme, por në rastin e njerëzve të mirë janë edhe më të rrezikshme.

Njerëzit e mirë nuk janë të dobët apo naivë. Thjesht, ata e kuptojnë gjuhën e respektit dhe dashurisë, mbushur me përulësi dhe vetëmohim. Ndoshta kjo është arsyeja pse nganjëherë nuk ndihen në vendin e tyre në një botë  të egoizmit dhe përkohshmërisë së emocioneve.

Plagët që fshehin për t’u dukur të fortë

Zakonisht njerëzit e mirë nuk ankohen për shkak se ata nuk duan të shfaqen negativë. Ata përdorin optimizmin, energjinë dhe hapjen emocionale. Megjithatë, pas një kohe, zemrat e tyre fillojnë të fitojnë zhgënjim dhe hidhërim. Në këto raste, gjëja më e keqe është se, ndonjëherë, njerëzit e mirë ndjehen fajtorë që kanë dhënë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat