Bashkëshortja i ndaloi s*ksin për 30 vite, 62-vjeçari: Kam gjetur një të dashur të re!

Life style

Bashkëshortja i ndaloi s*ksin për 30 vite, 62-vjeçari: Kam gjetur një të dashur të re!

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

“Gruaja ime dhe unë nuk kemi bërë seks për 30 vjet, sepse ajo hoqi dorë pasi lindi fëmija ynë më i vogël”, kështu e nis rrëfimin e historisë së jetës së tij ky 62-vjeçar për “Dear Deidre”, të “The Sun”.

“Më mungon shumë afeksioni, prandaj kam gjetur një të dashur. Unë jam 62 vjeç dhe gruaja ime është 60 vjeç.

Ne kemi 36 vite të martuar dhe kemi tre fëmijë të rritur dhe disa nipër e mbesa. Në shtëpi kemi një marrëdhënie të mirë dhe të lumtur.

Ne ishim rreth të tridhjetave kur bashkëshortja më tha se nuk donte të kryente më marrëdhënie seksuale. Unë e respektova dëshirën e saj, megjithëse nuk ishte ajo që doja.

Me kalimin e viteve fillova të mos kisha më afeksion për gruan time, prandaj tani as nuk puthemi e as nuk përqafohemi ndonjëherë.

Nëse une i afrohem për t’i dhuruar një puthje në faqe, ajo tërhiqet. Mendoj se kjo ka të bëjë me të kaluarën e saj. Pyes veten nëse xhaxhai i saj, të cilin ajo e përshkruan si një njeri të tmerrshëm, ka abuzuar seksualisht me të kur ishte e re.

Dy vjet më parë, takova një grua tjetër, e cila është 53 vjeç. Ajo më bën të ndihemi dashuruar dhe më dhuron jetën seksuale që më ka munguar për kaq shumë kohë. E kam pasur të vështirë për ta takuar atë gjatë izolimit për shkak të pandemisë dhe tani e kam kuptuar edhe më shumë se sa nevojë kam për dashuri dhe për seks.

E dashura ime dëshiron që unë ta lë bashkëshorten, por unë merakosem për të dhe nuk dua ta lëndoj.

Nuk mund të largohem nga 36 vitet e jetës sime. Edhe fëmijët e mi do të zhdukeshin. Por pa të dashurën time, unë do të vdes nga brenda.”

“Dear Deidre” u përgjigj:

“Kjo është një situatë vërtet e trishtueshme dhe e vështirë. Ashtu si ju, edhe unë po pyes veten nëse gruaja juaj është abuzuar dikur.

Ju i keni respektuar dëshirat e saj për një kohë të gjatë tashmë, por çelësi i vendimit tuaj është të mësoni se përse ajo u tërhoq nga ju.

Shpjegojini që dëshironi që ta shihni të lumtur dhe se si kjo ka një efekt të madh edhe tek ju.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat