11 gjëra që nuk i dinit për depilimin me dyll!

Life style

11 gjëra që nuk i dinit për depilimin me dyll!

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

#1 - Ekziston një ndryshim midis një depilimi "Brazilian" dhe një depilimi "Hollywood".

Depilizimi Hollywood përfshin heqjen e të gjitha qimeve në zonën bikini, ndërsa depilimi brazilian nuk depilon zonën mbi labia.

#2 - Romakët krijuan format e para të kremrave depilues.

Kremi që përdorej atëherë për heqjen e qimeve, njihej si "philotrum" ose "dropas".

#3 - Në Turqi ka dhoma të dedikuara që gratë të depilohen.

Një tekst i regjistruar në shekullin e 15 dëshmon se turqit e konsideronin rritjen e qimeve pubike si një mëkat. Gratë shkonin në banjo publike të quajtura "hamam" për t'u depiluar në dhoma të veçanta. Një praktikë e ngjashme ekziston në Turqi edhe në ditët e sotme.

#4 - Shiritat prej dylli ekzistojnë që nga vitet 1960.

Ata u frymëzuan nga procesi i lashtë i sheqerosjes natyrale në Lindjes e Mesme. Përbërësit ishin: sheqeri, uji, lëngu i limoni dhe kripa. Më pas i linin të trasheshin në një tenxhere, deri sa të krijohej një masë e qëndrueshme.

#5 - Mos aplikoni toner në mëngjes para seancës së depilimit të vetullave ose buzës së sipërme.

Ideja është të lironi poret sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që dylli të mos mbahet shumë në gjëndrat e flokëve.

#6 - Duhet të eksfolioni gjithnjë lëkurën para dhe pasi të depiloheni.

Kjo rutinë do e kursejë lëkurën tuaj nga gungat apo zonat e irrituara. Nëpërmjet eksfolimit, ju hiqni qafe qelizat e vdekura.

#7 - Hidratohuni (pini ujë, hidratoni lëkurën me krem) për të zvogëluar ndjeshmërinë e lëkurës.

Aciditeti i tepërt në trupin tuaj stimulon ndjeshmërinë e rritur të lëkurës, kështu që largohuni nga alkooli, kafeina dhe pijet e gazuara. Pini më shumë ujë!

#8 - Bëni "pushim" 1-2 ditë pas depilimit.

Veçanërisht në zonën bikini. Djersitja e tepërt në palestër mund ta acarojë lëkurën.

#9 - Për vetullat? Përdorni laps të bardhë.

Kur bëni pastrimin dhe heqjen e vetullave, bëni vijëzimet me laps të bardhë për t'ju ndihmuar si një lloj udhëzuesi.

#10 -  Përdorni vaj për fëmijë për të pastruar çdo dyll të tepërt.

Shenjat e dyllit pas depilimit mund të jenë të bezdisshme.

#11 - E ka origjinën nga Egjipti i Lashtë.

Që nga koha e faraonëve, lëkura e lëmuar ka qenë një standard për bukurinë. Mendohet se gratë egjiptiane do të depiloheshin duke përdorur një larmi mjetesh si piskatore, dyllë blete ose dyllë me sheqer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat