Në jetë hidhini zaret me pasion edhe nëse humbni gjithçka…!

Life style

Në jetë hidhini zaret me pasion edhe nëse humbni gjithçka…!

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Nuk është jetë nëse është mediokre. Ose gjithçka ose asgjë. Kështu operoj unë. Ose do t’i jap të gjitha ose asgjë dhe le të shtypem në fund. Nuk më intereson aspak, për aq kohë sa bëra atë që më pëlqeu. Për sa kohë që i dhashë të gjitha deri në fund, edhe sikur të kisha dhimbje dhe të qaja. Nuk më intereson më. Mediokriteti nuk përshtatet në jetën tonë. Nuk e shiikoni, që e bën të vogël, të pakuptimtë, aq pak, asgjë!

Të gjitha ose asgjë. Mediokri nuk e meriton të fortin. Mediokratët nuk e meritojnë erotan, dashurinë dhe pasionin e të fortëve. Ne të fortët, jemi bërë nga një paste tjetër. Nga ajo ku luajmë gjithçka për gjithçka, pa u kujdesur për rezultatin. Të fortët janë ata që marrin rreziqe.

Ç’mund të na thotë mediokrit? Ata që nuk guxojnë. Ata që nuk rrezikojnë një dashuri? Një rrahje zemre? Ata, ata! Ata që nuk dinë të jetojnë, të duan, të guxojnë, ata që nuk jetojnë por mendojnë se jetojnë!

Mediokriteti në thelb nuk përshtatet vërtetë askund! As në erota, as në ndonjë dashuri të vërtetë, madje as në dhimbje. Të gjitha ose asgjë! Kjo është ajo ku unë vë bast një jetë, kështu më pëlqen!

Erota është absolute. I jep të gjitha pa pritur. Dashuron me pasion, pa kufij, pa kompromise! Nuk ka mediokritet në dashuri, e shikon? Dhe nëse ka, ta dini që do të shuhet përfundimisht në një moment, si një flakë e dobët, si një lidhje e dobët. Sepse kështu janë dashuritë e vërteta, dashuri të forta dhe të qëndrueshme. Asgjë mediokre!

Kur jeta ju tregon gjithçka, qeshni, rrokullisni zare, por zaren e rrotulloni gjithnjë me pasion! E them përsëri, ose gjithçka ose asgjë!

Për çfarëdo që dëshiron të bërtasësh me zë të lartë, bëhu e egër. Mediokriteti nuk përshtatet me dëshirën…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat