Hajt bre çka po ankohesh! Nuk po t’vjen i pimë n’shpi, s’po shkon me gra tjera..

Life style

Hajt bre çka po ankohesh! Nuk po t’vjen i pimë n’shpi, s’po shkon me gra tjera..

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

“Hajt bre çka po ankohesh? Së paku nuk të vjen i pimë n’shpi, nuk shkon me gra tjera e nuk harxhon para në bixhoz. Eheee çfarë burra ka.”

“Qysh e pastron dora e gruas, asnjëherë burri s’e ban.”

“Çfarë nane është ajo? Fëmija ka nevojë për afërsinë e kujdesin e nanës, s’mundesh ti me dal e me ba çka t’kujtohet e me e lanë fëmijën n’shpi. Baba është me të? Jo, baba është tjetër.”

“E ani de që nuk nuk ndihmon e rrin shtrit (sheh telefonin/televizorin), mjafton që nuk rrin rrugëve me humb kohë. Është lodhë, leje se gjynah.”

“Aaaah, burrat gërditen, ke hy n’filma, ata kurrë çekto punë s’kanë per t’i bo.”

“Edukaten fëmijës ia jep kryesisht nana.”

Këto fjali, për fat të keq, akoma i dëgjoj edhe nga gratë. Fakte shkencore e demantojnë secilën nga to. Jo, grua, nuk mjafton! Aspak nuk mjafton. Ty të nevojitet partner, jo parazit. Kujdesi duhet të jetë i ndërsjellë, obligimet, përparimi dhe kënaqësitë të jenë të përbashkëta, jo të njëanshme.

Hajde të shohim, a është kriterium për GRUA TË MIRË “Të mos pije, të mos shkoje me burra tjerë apo të mos harxhoje para në bixhoz”?

Madje, pse kemi aq pritje të ulëta bre nga burri? Çka është ky nënvlerësim i tyre e i vetes? Burrave nuk u mungon as tru, as gjymtyrë, as energji, as mundësi për organizim e as kohë për t’i ba gjërat që ti, grua, i bën vazhdimisht. Të tillë janë burrat në mesin tonë sepse me gjenerata nuk kanë lëvizë nëpër shpi, sepse jetojnë me prindërit derisa të martohen, asnjëherë nuk pavarësohen, sepse prej djalit të nënës bëhen fëmiu i gruas se vet. Po t’i kryejë edhe ai një kohë po njejtat obligime, do shohim si dinë t’i bëjnë të gjitha, ndoshta dhe më mirë.

Po të ishte e shkruar kjo “pamundësi” në gjenetikën e burrit, të gjithë do ishin të tillë, në tërë botën. Nuk janë.
Dhe është koha ti vetë kur t’a edukosh djalin tënd, t’ia mbjellësh përgjegjësinë ndaj shtëpisë në po të njejtën mënyrë si e mëson vajzën tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat