Pse sillemi keq me ata që duam, ja 3 arsyet kryesore

Life style

Pse sillemi keq me ata që duam, ja 3 arsyet kryesore

Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Ajo që e pranojnë të gjithë është fakti që të gjithë ne sillemi në mënyrë të ndryshme me njerëz të ndryshëm në jetën tonë.

Arsyet mund të jenë relative, qofshin stereotipet apo konstruktet e ndryshme sociale.

Para disa njerëzve ndjehemi më të lirë për të qenë vetvetja, me të gjitha defektet tona, përderisa para disa të tjerëve mundohemi të tregojmë anën tonë më të mirë.

Megjithatë të gjithë ne, kemi tendencën për t’u sjellur keq me personat që duam më së shumti, e që janë më të afërt me ne dhe më pas të ndjehemi në faj për të njëjtën arsye,

Pse ndodh kjo?

Ne mendojmë se marrëdhënia jonë është mjaft e fortë sa të durojë sjelljen jo të mirë

Shumicën e kohës na ndodh ta kalojmë me njerëz rastësorë, të njohur ose të panjohur. Pavarësisht nëse jeni në punë apo në shkollë, ne vendosim një fytyrë të lumtur para të tjerëve dhe sillemi sa më mirë të jetë e mundur, thjesht sepse duam të dukemi mirë dhe të kulturuar para të tjerëve. Por kur kthehemi në shtëpi ose kur jemi me shoqërinë, ne lirohemi menjëherë.

Ndihemi më rehat duke qenë vetvetja me njerëzit që duam. Por të jesh vetvetja do të thotë të tregosh secilën anë të karakterit, përfshirë edhe atë që keqen. Një studim konfirmon se jemi të prirur të lëshojmë zemërimin tonë ndaj njerëzve të cilët i kemi më afër sepse besojmë se marrëdhënia jonë është aq e fortë sa për ta duruar atë. Sa më të afërt të jemi me dikë dhe sa më shumë besim të kemi, aq më shumë ndihemi sikur mund të heqim kufijtë e kësaj marrëdhënieje.

 Ndihemi më të pasigurt kur takojmë njerëz të rinj

Kur takojmë njerëz të rinj, në të vërtetë nuk e tregojmë veten me të gjitha ngjyrat. Ata thjesht nuk arrijnë të shohin versionin tonë të vërtetë derisa arrijmë në pikën që zhvillojmë një lidhje më të thellë me ta. Edhe nëse na shqetëson diçka në lidhje me ta, ne nuk do të bëjmë ndonjë gjë të madhe sepse nuk jemi akoma komod me atë person dhe nuk dimë sesi do të reagojë.

E njëjta gjë vlen për njerëzit e afërt me ne. Përkundrazi, kur të dashurit tanë bëjnë diçka irrituese, ne ndjehemi rehat për të reaguar si të duam. Në fakt, për shkak se jemi kaq të afërt me anëtarët e familjes tinë ose të tjerë të rëndësishëm, na bën të jemi më të hapur për gjërat që nuk na pëlqejnë në lidhje me ta. Ne kemi zhvilluar një lloj marrëdhënie që e dimë se edhe nëse bërtasim e ulërasim, sërish do të jemi me njëri-tjetrin.

 Ne i durojmë cilësitë negative të njerëzve me të cilët kalojmë më shumë kohë

Ju nuk filloni papritur të urreni disa karakteristika të shokut tuaj të dhomës, anëtarëve të familjes apo shokut tuaj më të mirë. Edhe nëse të pëlqen, ajo që po ndodh është që t’i ndalon së toleruari gjërat që nuk të pëlqyen që në fillim. Sa më shumë kohë të kaloni me dikë, aq më pak tolerant do të bëheni ndaj gjërave negative të tyre, transmeton abcnews.al.

Një gjë e tillë nuk ndodh me të huajt, sepse nuk kaloni shumë kohë me ta për të zhvilluar këtë intolerancë për një nga karakteristikat e tyre personale. Edhe nëse diçka ju bezdis te ta, ju nuk do ta thoni sepse e dini që nuk do të kaloni shumë kohë me ta që të ketë rëndësi.

 Ka mënyra si mund t’i parandaloni këto sjellje:

 Siç mund ta shihni, ka një arsye pse ne i trajtojmë jo aq mirë sa të huajt, njerëzit tanë të dashur. Por çfarë mund të bëni për të pasur një sjellje më të mirë.

Bëni një pushim, pra, mos u takoni për ca kohë me të dashurit tuaj.

Kaloni kohë me të dashurit tuaj nën shoqërinë edhe të njerëzve të tjerë.

Duke mësuar pse silleni ashtu si veproni, shpresojmë se do të jeni në gjendje të kontrolloni reagimet tuaja herën tjetër para se të ziheni me të dashurit tuaj dhe të vlerësoni praninë e tyre në jetën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat