Efekti i papritur i maskave: shpërthejnë operacionet plastike!

Life style

Efekti i papritur i maskave: shpërthejnë operacionet plastike!

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:36
Ilustrim

Gjatë pandemisë shumë vetë kalojnë më shumë kohë se kurrë në mediat sociale, ku fokusi ndaj paraqitjes së jashtme është shumë i madh. Kjo ka çuar në rritjen e kërkesës për kirurgji plastike në Tajvan, thotë DW.

Gjigandi mediatik gjerman sjell rastin e Tania Chang, e cila bëri me botox nofullën e acid hialuronik mjekrën.

Ajo thotë se e kishte pritur me padurim këtë ditë.

Prej tre vjetësh donte t`i bënte një ndryshim fytyrës, por kishte frikë se mos mbetej me enjtje dhe mavijosje ndërsa duhet të shkojë cdo ditë në punë e të takohet me klientë, pasi është në sektorine  shitjeve të një kompanie të madhe.

“ Por tani janë të gjithë me maskë, dhe nuk kam përse shqetësohem më për këtë gjë”, shprehet vajza, e ashtu si ajo duket se e mendojnë edhe shumë të tjera, pasi  këtë periudhë, rezulton që ka pasur një “boom” të ndërhyrjeje estetike, dhe e gjitha falë maskave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat