25 pyetjet që duhet t'ia bësh se s'bën atij/asaj për ta nxehur situatën!

Life style

25 pyetjet që duhet t'ia bësh se s'bën atij/asaj për ta nxehur situatën!

Më: 22 prill 2021 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Një pyetje mund të ndezë më shumë emocione nga ç'mund të mendoni. Sigurisht, mund të jetë pak e sikletshme, por ia vlen ta merrni përsipër rrezikun. Nëse s'jeni të bindur niseni me një lojë sfidash e pyetjesh dhe zbrazini atje të gjitha pyetjet! Mund t'i shkruani online ose t'ia thoni përballë. Në të dyja rastet do ta ndjeni tensionin mes jush.

I turpshëm? Mos e vrit mendjen. Nise me këto pyetje më të buta për të testuar ujërat.

Çfarë të tërheq më shumë tek një partner?
A ke parë ndonjëherë ëndrra seksuale për njerëz që njeh?
A mendon ndonjëherë - ose ëndërron - për mua?
Si e humbe virgjërinë?
Si do ta kalonim kohën nëse do të ishim të mbërthyer në një ishull të shkretë së bashku?
Kush janë tre gra/burra të famshëm, me të cilët s'do shkoje kurrë?
Je zhytur ndonjëherë në det lakuriq?
Cila është skena më seksi që ke parë në një film?

Le ta quajmë këtë "niveli 2". Mund t'i duhet të pijë ndonjë gotë ujë për t'u kthjelluar.

Nëse do të mund të bëje seks kudo në botë, kë vend do zgjidhje?
Cila është gjëja më seksi që dikush mund të bëjë për të të ndezur?
Cili është pozicioni yt i preferuar i seksit?
Cilat pozicione seksi që s'ke provuar ende, do t'i provosh?
Si të pëlqen më shumë paraloja?
A të pëlqen të luhet muzikë ndërsa je në shtrat me dikë?
Cilat janë vende ku të pëlqen të prekesh më shumë?
Çfarë të bën të ndihesh më seksi?
Me drita fikur apo ndezur?

Po digjet diçka? Oh jo, është thjesht kimia juaj dhe e atij/asaj që duket se po merr flakë!

Më thuaj një ose disa nga fantazitë më tipike seksuale të tuat?
Ke provuar ndonjëherë të "luash me role" me partnerin/en?
Cila është gjëja më e çmendur që ke bërë në shtrat?
Cila është gjëja më e çmendur që shpreson ta bësh në shtrat një ditë?
Ke përdorur ndonjëherë lodra seksi?
Do ishe i gatshëm të përdorje lodra seksi gjatë seksit me dikë?
Ç'mendim ke për shpërndarjen e fotove nudo në çift?
Nëse do të ishim bashkë, çfarë do të donit të bënit tani?

Vetëm sigurohuni të mbani mend se tipari më seksi nga të gjithë është respektimi i kufijve dhe duhet të jeni të bindur për respektin dhe pëlqimin reciprok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat