Situatat më të sikletshme që kalon një vajzë pas ndarjes

Life style

Situatat më të sikletshme që kalon një vajzë pas ndarjes

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Ndonjëherë ca gjëra thjesht nuk ecin dhe s'është fundi i botës. Ca marrëdhënie krijohen për t'u kthyer në eksperienca, disa në mësime e ca të tjera për të pretenduar që s'ndodhën kurrë. Gjithsesi, të gjitha ndarjet shoqërohen me momente të sikletshme që pavarësisht përpjekjeve s'i shmangemi dot. Më të shpeshtat i gjeni tek lista më poshtë.

1. T’i shpjegosh gjithë dynjasë arsyen e ndarjes

Hajde t’i shpjegosh gocës së tezes së xhaxhait të gjyshes që i gjete mesazhe “pune” në celular nga kolegia e tij e pafajshme.

2.E le apo të la?!

Pyetje që meriton thjesht një derë në surrat.

3. Kur të pyesin si po shkojnë gjërat me atë.

Po shumë mirë, përveç faktit që më theu zemrën dhe që do ta urrej deri në përjetësi. Faleminderit që pyet, ti nga shtëpia mirë?

4. Ata që të thonë: ‘Ua po ju ishit aq mirë bashkë!’

Dhe ti që ulëret nga brenda: “Kur do pushojnëëëë!”

5. Ndarja e pronësive, thënë ndryshe: shoqërisë

Ja, ata kishin dalë me ATË dje në darkë. Seriozisht e bënë dhe këtë?

6.Fshirja e fotove

Operacioni “Fshirja e fotove”, që përfshin jo vetëm profilet e tua në rrjete sociale, por edhe ato të miqve që kanë foto me ju të dy, është një nga fazat më acaruese, për vetë faktin që edhe ata që nuk kishin pse të dinin që jeni ndarë, do ta marrin vesh.  Dhe ty të vjen të plasësh.

7. Shkëmbimi me ish-in në rrugë

Hmmm... çfarë supozohet të bësh? T’i japësh dorën? Ta puthesh në faqe? Të bësh sikur nuk e sheh? Apo të përdorësh atë sprajin me piper që mban në çantë duke pritur pikërisht për këtë moment? 

8. "Më ka marr malli" - Mesazhi i shumëpritur erdhi, por ti e di që ai ka pirë.

Sapo mendon që ke filluar ta marrësh veten vjen ai mesazhi që s'të hyn në punë për asgjë veçse të turbullon ndjesitë. Fillon pyet veten nëse duhet t'i kthesh, t'ja lësh seen apo çfarë dreqin të bësh? Ndoshta thjesht duhet t'i kujtosh vetes që e shkuara s'ka asgjë të re për të të thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat