Novacioni, shkathtësia… si shprehi e inteligjencës emocionale

Life style

Novacioni, shkathtësia… si shprehi e inteligjencës emocionale

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:56
Ilustrim

Ne jemi njerëz që në komunitet “detyrohemi’ të qëndrojmë brenda disa kalpeve dhe normave shoqërore e sociale që vetë komuniteti në disa raste na detyron. Të jetosh në komunitet dhe të ndjekësh më besnikëri traditat dhe vazhdën tradicionale të tij, do të thotë të mos sjellësh novacion dhe të mosbesim si shoqëri në nivel pa përçapje zhvillimi dhe ecejake drejt përparimit dhe vitalitetit energjitik ideo-emocional, të përkapura me përshkallëzim inteligjence që sjellim si një ekuacion matematikor risi dhe zhvillim.

Që në fëmijëri të hershme, kujdestarët e fëmijës (qofshin prindër, edukatorë apo dado) krijojnë një ide të gabuar duke mos ndarë kuptueshmërinë e të qenit fëmijë i ndrojtur dhe të qenit fëmijë i turpshëm.  

Një fëmijë emocionalisht i turpshëm mund të skuqet, mund të turpërohet në prani të të huajve dhe të mos flasë, por nëse inkurajohet e shihet si diçka pozitive, ky fëmijë përforcon ndrojtje dhe frikë, e cila do të përthyhet në të ardhen e tij: në jetën akademike, në karrierën madje dhe në marrëdhënie me të tjerët, duke belbëzuar dhe duke mos shpalosur kapacitetin e tij dhe njëkohësisht mbetet një kapacitet dhe aftësi apo zotësi e pazbatuar: e humbur për vetë individin dhe shoqërinë që ai mund t’i shërbejë.  

Siç thotë edhe filozofi francez Marcello Marchesi “u mbyt pasi kishte turp të kërkonte ndihmë” .

Njeriu, duke qenë vazhdimisht i sulmuar nga vetvetja, do të thosha, nga kompleksiteti se të tjerët po e shohin, ndrydhet, aq sa nuk shikon përtej kësaj perdeje. Konceptualisht druajtja perceptohet si një lloj frike jo e madhe që kemi nga dikush a nga diçka dhe që na bën të stepemi ose të përmbahemi; mungesë guximi dhe vetëveprimi. Kurse turpi, si një ndjenjë turbëllimi nga një situatë e caktuar. Pra, turpi përshkallëzohet në drojë, ndrydhje dhe do ta theksoja, nën hijen e stopimit.

Siç e thotë edhe shkrimtari i njohur Thomas Fuller: “Të besosh se diçka është e pamundur do të thotë ta bësh të tillë”. Prandaj, gjithçka varet nga vullneti, forca dhe dëshira për të përvojtësuar situatën,  për të bërë të pamundur “të mos bësh” e të mos zgjohesh.

Ajshtajni thotë “Vlera e një qenieje njerëzore del në pah nga aftësia për ta arritur vetë lirinë e tij”.

Vetvetja ka fytyrat e saj, dhe sigurisht në të përmblidhen të gjitha ndjenjat e njeriut: frika, guximi, ndrojtja, turpi, vullneti.

Inteligjenca nuk matet sot vetëm me testet e inteligjencës, apo me rezultat e shkëlqyera në studime. Sigurisht, ato janë një sinjifikator mjaft i rëndësishëm për të përplotësuar bagazhin e një individi, por nuk mjafton. Ajo duhet të jetë në simbiozë të vazhduar mes nivelit të lartë studimor me përvojën ose me atë që do e quaja shkathtësi emocionale.

Çfarë është shkathtësia emocionale, e parë në këndvështrimin tonë?

Shpesh, në literaturat më të njohura njihet inteligjenca emocionale, e cila përkufizon aftësinë e individit për të menaxhuar vetveten dhe për të ruajtur një mesatare artistoteliane emocionesh, ose e thënë ndryshe një gjakftohtësi emocionesh. Unë do preferoja ta quaja shkathtësi emocionale, sepse metonimikisht inteligjenca përthyhet e rezulton në shkathtësinë për t’i menaxhuar luhatjet emocionale, ndoshta edhe për t’i kamufluar dhe për t’i dhënë trajtën apo ngjyrat që ne duam të shfaqen. Gjatë rrugëtimit karrierist, mund të ndeshemi me intervista të rëndësishme për ne, konferenca apo dalje publike. Këtu është pikërisht koha e duhur për të shkapërdredhur gjithë ngjyrat e ndjenjave e për t’i “skulpturuar” në formën e duhur, që ne duam. Pra, inteligjenca e parë në këtë këndvështrim do të thotë jo vetëm t’i bëjmë ndjenjat mendim, por edhe të sforcohemi në krijimin e përvojave, që sfidojnë pikërisht frikërat dhe kompleksitetet tona.

Sipas gazetarit Daniel Goleman, për të arritur inteligjencën emocionale nevojiten disa “armë”: vetëdija, vetërregullimi, vetëmotivimi, empatia dhe aftësia shoqërore.

Me të drejtë, siç e shohim, togfjalëshi më i përdorur në këtë grup këshillash dhe sigurisht edhe i nënkuptuar është vetë përemri vetor. Pra, është një aftësi, shkathtësi apo inteligjencë që nis nga vetja, sfidon veten dhe triumfon po veten.

Nëse arrihet shkathtësia emocionale, individi kthehet në një libër që shfleton brenda vetes emocionet e tij dhe i rendit ato sipas numrit përkatës. Zhvillimi i shkathësive emocionale jo vetëm rregullon dhe menaxhon emocionet “që mund të na prishin punë”, por ai është edhe katalizator i zhvillimit të oratorisë, të komunikimit bindës dhe të qenit lideri i tryezës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat