+10 pyetje për t'ja bërë atij pas ndarjes

Life style

+10 pyetje për t'ja bërë atij pas ndarjes

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Ti dhe ai jeni ndarë. Secili po ndjek rrugën e tij dhe ndoshta s'ju lidh më asgjë veç kujtimit, por ndonjëherë ka diçka që të mundon. Janë ato pikëpyetjet, dilmat dhe arsyet që s'i mësove kurrë. Janë disa pyetje që do t'ja bësh me çdo kusht edhe nëse asgjë s'do të ndryshojë pas tyre. Pyetje që ndoshta, do të sjellin ndjesi çlirimi.

Çfarë do të ndodhte nëse do të kisha bërë diçka ndryshe? Ishte diçka tek unë që të largoi apo nuk dhashë më të mirën?

Nëse do të ktheheshim pas në kohë, do të kishe luftuar më shumë për ne?

Nëse do të ishim njohur në një kohë tjetër a do kishte ndodhur njësoj? Dashuria e vërtetë është kur takon një person në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Çfarë do të kishte ndodhur nëse do takoheshim kur ishim fëmijë? Po sikur të takoheshim kur të ishim më të rritur dhe më të zgjuar?

A më doje me zemër apo aty ishte dikush tjetër nga e kaluara jote?

A do të duash dikë tjetër siç më doje mua?

A po e kalon këtë situatë, atë që kishim bashkë?

Pas të gjithave a ka diçka që të vjen keq? Sepse nëse pyet mua, nuk më vjen keq që u takuam. 

A të kaloj në mendje herë pas here? E di që ti nuk mendon për mua gjatë gjithë kohës siç bëj unë për ty, por ndoshta më kujton ndonjëherë.

Çfarë mësove nga gabimet tona? Ne ecëm më shumë pas sesa para.

A mund t’a provojmë sërish në të ardhmen? A transformohet dashuria komplet apo ajo mund të riciklohet dhe ripërdoret?

Pse duhet të mbaronte kështu? Si mundet që diçka që filloi kaq bukur mund të përfundojë në këtë mënyrë?

A ke lindur i mërzitshëm apo thjesht nuk dëshiron më?

Isha unë apo ti problemi? E di që ndoshta nuk do gjej një përgjigje për këtë, por e pyes veten vazhdimisht.

Duke qenë me mua a ishe njeri më i mirë?

A ishe gati për një lidhje kur ma propozove mua? Sepse pyes veten mos premtimet që më bërë në fillim ishin bosh!

A do të jesh ndonjëherë gati për një lidhje?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat