Le të thyejmë një tabu: Virgjëria nuk ekziston

Life style

Le të thyejmë një tabu: Virgjëria nuk ekziston

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Seksi ka qenë e vazhdon të mbetet tabu, e me mitet rreth tij janë rritur breza. Kush nuk e ka dëgjuar të paktën një herë fjalinë: Ruaje virgjërinë për një djalë të mirë që ta meritojë.

Epo që ta dini, të gjitha këto nuk kanë as sens llogjik e as biologjik. Virgjëria është vetëm një term social që nuk ka aspak lidhje me trupin e vajzave. Sipas mjekëve nuk ka asnjë mënyrë për të provuar shkencërisht nëse një person është i virgjër apo jo, ndaj nuk ekziston fare. Termi ‘i virgjër’ i referohet një personi që nuk ka pasur eksperiencë seksuale asnjëherë dhe shumë herë një personi që ka himen dhe nuk ka provuar penetrimin.

Vetë himeni është një strukturë e ngjashme me ‘scrunchies’ që përdorim për flokët dhe ndodhet 1-2 cm në thellësi të kanalit vaginal e ngjeshet në muret e tij. Dikur himeni konsiderohej si një membranë që ruan freskinë e vaginës.Himeni mund të çahet në shumë mënyra edhe pa shkuar deri tek penetrimi.

Gjithashtu, duhet të zhduket miti që na ka mësuar për kaq shumë kohë se gjaku në herën e parë të një gruaje është normal. Madje nuk duhet të ketë fare gjak. Nga statistikat, 40-60% e vajzave nuk kanë pasur gjakderdhje në herën e parë. Por edhe kur del ndodh për shkak të strukturës elastike të vaginës, jo sepse çahet himeni. Gjasat janë që të krijohet për shkak të fërkimit të penisit në muret e vaginës, gjë që zgjidhet ose shmanget me durim dhe lubrifikim të mirë para penetrimit.

Në disa vende të botës realizohet i ashtuquajturi ‘testi i virgjërisë’, për të cilin shumë mjekë dhe specialistë janë kundër nga ana shkencore, por edhe sepse ky test shkel të drejtat e çdo vajzave, madje shkakton trauma.

Si përfundim, duhet të jeni të ndërgjegjshëm që virgjëria nuk është një tuf çelsash dhe nuk humbet. Dhe askush nuk mund ta dallojë nëse ke pasur më parë ose jo eksperienca seksuale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat