Zbulim interesant, ja arsyeja pse shoqërueset e nuseve veshin të njëjtat fustane

Life style

Zbulim interesant, ja arsyeja pse shoqërueset e nuseve veshin të njëjtat fustane

Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Nëse keni qenë shoqëruese e nuses më parë do të dini dhimbjen: dhimbjen e përpjekjes për të gjetur katër (ose më shumë) fustane nusesh që do t’i përshtaten çdo vajze pavarësisht se secila prej jush e ka të ndryshme formën e trupit, ngjyrën e lëkurës, ngjyrën e flokëve dhe shijen personale.

Mirëpo, të jesh shoqëruese e nuses nuk ka të bëjë me shijen tënde personale, është një traditë martese që ekziston për aq kohë sa ne mund të kujtojmë.

Por, a keni ndaluar ndonjëherë të mendoni pse pikërisht kjo traditë ekziston në radhë të parë?

Epo, me sa duket të kesh shoqëruese nusesh të veshura me fustane të ngjashëm daton qysh moti. Dhe, ndërsa disa nuse moderne mund të zgjedhin të evitojnë traditën, ajo ka një të kaluar mjaft interesante. Sipas Mental Floss, arsyeja e vërtetë e binjakëzimit daton që nga kohërat antike romake, kur shoqërueset e nuses jo vetëm që kishin të njëjtat fustane si njëra-tjetra, por edhe si nusja.

Në thelb, dasmat në ato kohë ka të ngjarë të mbusheshin me shpirtrat e këqij dhe ish-at e nuse dhe ky ishte një problem i vërtetë për çiftin që lidhte kurorë. Qëllimi i shoqërueseve të nuses ishte të ngatërronin shpirtrat dhe ish-atë duke u dukur njësoj, deri sa nusja dhe dhëndri të martoheshin në qetësi.

Kështu që herën tjetër që do t’ju kërkohet të vishni një fustan shoqëruese të nuses, thjesht mbani mend këtë fakt argëtues.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat