Uji i orizit (i preferuari i Kim-it) funksionon: Flokët do të rriten më shpejtë, nuk do të thinjen, do të jenë më të shndritshme

Life style

Uji i orizit (i preferuari i Kim-it) funksionon: Flokët do të rriten më shpejtë, nuk do të thinjen, do të jenë më të shndritshme

Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:53
Kim Kardashian

Videot me ujin e orizit që bën mrekulli për flokët janë kudo nëpër TikTok dhe YouTube

Kourtney Kardashian ka shkruar më parë në blogun e saj Poosh se sekreti i flokëve të Kim-it është uji i orizit. Pra, a është e mundur që uji i orizit t’i bëjë flokët më të fortë dhe më të shndritshëm? Po.

Përdorimi i ujit të orizit për të forcuar flokët nuk është diçka e re. Kjo praktikë daton që nga Japonia e lashtë, ku sekreti i shumë grave ishte uji i orizit.

Uji i orizit përmban minerale të ndryshme që kanë veti të mrekullueshme për flokët dhe lëkurën.

Mund të jetë i tretur e madje edhe i fermentuar, në mënyrë që të sjellë dobitë më të mëdha për bukurinë tuaj.

Studimet kanë zbuluar se inositoli, një përbërës që gjendet në ujin e orizit, është në gjendje të depërtojë te flokët e dëmtuar dhe t’i riparojë nga brenda dhe jashtë. Madje mbron flokët nga dëmtimet në të ardhmen.

Çfarë ju duhet:

▪ 1 filxhan oriz
▪ 1 gotë ujë

Si ta përgatisni

1. Shpëlajeni dhe kullojeni orizin për të hequr çdo papastërti.

2. Përzieni orizin në një tas me madhësi mesatare me ujin. Duhet ta përzieni derisa uji të marrë një ngjyrë.

3. Kulloni orizin, kësaj here mbajeni ujin. Orizin ruajeni për më vonë, ose gatuajeni.

4. Vendosni ujin e orizit në një enë dhe mbulojeni. Lëreni të qëndrojë në temperaturë dhome për 12 deri në 24 orë. Kjo lejon që të fermentohet dhe të dalin vitaminat dhe mineralet. Mos e lini të qëndrojë për më shumë se 24 orë.

5. Vendoseni në frigorifer ujin e orizit derisa të jeni gati ta përdorni.

6. Mbushni një enë të vogël, një shishe të vogël shampoje ose një kavanoz. Pjesën tjetër lëreni në frigorifer.

Uji i orizit mund të mbahet në frigorifer deri në një javë.

Si ta përdorni

Thjesht përdoreni sa herë laheni, pas shampos dhe balsamit. Kur e aplikoni, përpiquni të përqendroheni te skalpi.

Mbajeni për dy deri në pesë minuta dhe më pas shpëlajeni. Kim e mban për të paktën 20 minuta deri në 1 orë, por ne e dimë që ju s’keni aq shumë kohë.

Rezultatet do t’ju mahnitin sepse floku që pas përdorimit të parë do të jetë më me shkëlqim dhe më i butë, e pas një kohe edhe do ta vëreni se rritet më shpejt.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat