Ngjarje e vërtetë: Atë që e dëshiron për vete, nuk ma lejon mua

Life style

Ngjarje e vërtetë: Atë që e dëshiron për vete, nuk ma lejon mua

Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Më lër rehat - e tërhoqa shikimin e bashkëshortit te unë. Nuk po dëshiroja të bisedoj me të. Po dëshiroja të mbyllesha në veten time dhe të gjej paqe dhe qetësi në mbylljen time. Aq shumë kisha nevojë për qetësi. Edhe lotët e mi pothuajse sa nuk kishin dalë. Të vajtoj dhe ta fajësoj dhimbjen, sepse nuk po mund të jetoja me mushkëritë plot. Gjatë gjithë natës kam qarë, isha shtangur në shtrat në dhomën e ditës dhe nuk dëshiroja q të shkoj te ai, edhe pse ai ishte shtrati ynë i gjumit. Nuk dëshiroja as të shkoja në dhomën e gjumit te fëmijët, thjeshtë m'u desh që të qëndroja vetëm, në mendimet e mija me Luanin.

E kam njoftuar gjatë kësaj vere kur të gjithë së bashku, bashkëshorti im dhe unë, fëmijët tanë edhe miqtë e tyre, ishim së bashku për pushime. Tash e disa vite ne po shkonim në të njëjtin vend, po merrnim me qira të njëjtën vilë, ku po qëndronim tri ose katër javë së bashku. Bashkëshorti im Dauti dhe unë dhe miqtë tanë nga ditët studentore, çifti martesor Iliriana dhe Roberti. Ata nuk kishin fare fëmijë, por fëmijët tanë me kënaqësi ftonin disa nga miqtë e tyre dhe me kënaqësi po kalonin festat me neve. Luanin e kam vërejtur që në ditën e parë, kur pas udhëtimit të gjatë deri në bregdet kemi 'aterruar' në plazh, në kafiterinë tonë. Radio është sikurse kamerier, ishte sidomos i sjellshëm dhe i buzëqeshur, por ishte shumë pedant dhe qëndronte në distancë.

Porsa më ka shikuar, kisha një nevojë që ta rregulloj stilin e flokëve, e jo të qëndroja ashtu e rrudhosur pas udhëtimit. Por, unë po përmbahesha nga ekspozimi i tepërt i ndjenjave, sepse Robi dhe Iliriana nuk kishin ditur gjë për marrëveshjen tonë, e as fëmijëve kjo nuk ju interesonte.

Në fakt, pasi që Dauti dhe unë kishim jetuar në dy shtete kur ishim njoftuar, që atëherë, kur lidhja jonë ishte një "lidhje nga largësia", kishim arritur një marrëveshje që nëse na pëlqente dikush, që mund të futemi në lidhje, por se detyrimisht duhet t'ia themi anës tjetër. Me kalimin e kohës, kur edhe fëmijët tashmë kanë lindur, i kemi premtuar njëri-tjetrit se do të jetojmë me mushkëritë plot, të mbushura me dashuri dhe me seks të mirë. 


Sikurse skandinavët - kemi cakërruar gotat dhe e kemi vulosur marrëveshjen tonë, sepse po mendonim se gjërat e tilla në Skandinavi janë të zakonshme. Në fakt, jo aq të zakonshme, për ndryshim nga pjesa tjetër e Evropës dhe e botës. Për mua edhe modelet e njerëzve nga Skandinavia ishin model për rritjen e fëmijëve. Dhe këto metoda ishin të suksesshme. As Dauti e as unë jo me qëllim kemi kërkuar partnerë të tjerë dhe mua për të parën herë gjatë martesës, kjo ishte hera e parë që gjatë martesës më kishte pëlqyer një mashkull, por se ai nuk ishte futur në këtë lidhje, pasi që nuk kishte guxim për t'u futur në lidhje me një femër të martuar. Ai kishte frikë. E për këtë fakt unë kisha mbetur e pikëlluar. Pikërisht për faktin se Dauti tashmë ishte në lidhje me një femër tjetër.

Por, as ajo lidhje nuk kishte rrjedhë të lumtur, sepse vajza që i pëlqente ishte shumë xheloze, ajo kishte dëshirë që ne të ndaheshim, por që në fillim këtë ne ia kishim bërë të ditur se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Gjatë asaj kohe, me vullnet dhe dashuri isha marrë me xhelozinë time dhe me sukses ia kisha dalë. Isha e lumtur dhe krenare dhe kisha ndjenjën që martesa jonë më pas ishte më e fortë dhe më kualitative. Besimi në njërin tjetrin nuk kishte kufi. Por, na kishte munguar vetëm edhe diçka - që të dashurohem dhe të gjej personin që pa kurrfarë frike do të futej në lidhje me mua, me gruan e martuar, nënën e dy fëmijëve, me nënën e dy fëmijëve tashmë të rritur. E kjo nuk ishte aspak e lehtë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat