Trendi më i ri: Botoksi për flokë

Life style

Trendi më i ri: Botoksi për flokë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Sot femrat e kanë shumë të vështirë ta mbajnë një stil të mirë flokësh, sidomos kur flasim për volum. Nëse rregullisht shkoni në palestër - puna vështirësohet për tri herë.

Pas secilit ushtrim flokët ose dalin nga imagjinata juaj ose ju ngjiten për kokë dhe e vetmja zgjidhje është dushi. Mirëpo, kemi kuptuar për një fshehtësi për një stil të flokëve që do t'ju ndihmojë: botoks për flokë! Sikurse që e dimë, botoksi është një aleat i mirë në luftën kundër rrudhave,e shumë e injektojnë edhe në shuplakat e dorës dhe nënsqetull, në mënyrë që të shmangin djersitjen.

Tash e kanë radhën edhe flokët! Botoksi injektohet në lëkurën e kokës, nevojiten rreth 150 deri 200 injeksione për t'u mbuluar gjithë lëkura e kokës, por procesi zgjat vetëm njëzet minuta.

Botoksi funksionon me të njëjtin princip sikurse kur e injektoni nën sqetull: lëkura e kokës apo edhe rrënjët e flokëve djersiten më pak, e me vetë këtë sekretojnë më pak yndyrë. Rezultati janë flokë të trasha dhe me volum. Efekti zgjat deri në një vit dhe kushton rreth 1.200 dollarë amerikanë, 1.070 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat