Rrëfim/ Katër muaj para dasmës me të fejuarin, 28-vjeçarja kërkon ish të dashurin që e tradhtoi

Life style

Rrëfim/ Katër muaj para dasmës me të fejuarin, 28-vjeçarja kërkon ish të dashurin që e tradhtoi

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Të martohesh nuk është një hap i lehtë. Por çfarë ndodh nëse njëri nga partnerët bëhet konfuz nga një ish i dashur? Ja historia e kësaj 28-vjeçareje që është rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun”.

“Kur të ngjitem në altar këtë gusht… Do të dëshiroja të martohesha me dikë tjetër.

Koka ime e di që njeriu me të cilin po martohem është i mirë për mua, por zemra ime rreh për ish të dashurin tim për një kohë të gjatë.

Unë jam 28 vjeç dhe kam një lidhje me ulje-ngritje me të dashurin tim prej dhjetë vitesh. Ai është një mik i motrës time dhe familja ime kurrë nuk e ka aprovuar atë, kështu që jemi takuar vetëm fshehurazi.

Por ai ma theu zemrën kur më tradhtoi për një grua tjetër. Mu deshën vite që të shërohesha, por unë e bllokova, e fshiva nga të gjitha mediat e mia sociale dhe arrita të mblidhja veten.

Kam takuar të fejuarin tim, i cili është 31 vjeç, katër vjet më parë dhe u ndjeva përsëri e lumtur. Ai është i mirë, i pashëm dhe i zgjuar. Por menjëherë pasi u fejuam, ish-i im, i cili është 30, më kontaktoi.

Ai tha se gruaja për të cilën më la e kishte trajtuar atë si një mbeturinë dhe se ishte penduar që u nda nga unë. Duhet të mos i besoja. Gjatë dy muajve të ardhshëm zbulova gënjeshtrën e radhës.

Së pari, ai tha se ishte beqar (ai ishte në të vërtetë me dikë), së dyti tha se nuk ishte lidhje serioze (por i kërkoi asaj të martoheshin) dhe së treti, u përpoq të fshehë shtatzëninë e saj me fëmijën e tij të parë. Këto ndodhën gjatë gjithë kohës që unë e lashë atë të kthehet në jetën time.

Ne u takuam për një kafe, por unë isha aq e befasuar me mënyrën se si ishte pjekur: dukej më i fortë, më i sigurt në vetvete sa që ndjeva se e dua përsëri.

Ne përfunduam duke bërë seks në pjesën e pasme të automjetit të tij. Ne kemi bërë seks disa herë që nga ai moment, por pasi lindi vajza e tij, ai mezi dërgon mesazhe dhe nuk është i etur për takime.

Po përpiqem të vazhdoj përpara, por zemra ime nuk do që dasma të realizohet. Çfarë duhet të bëj?”

“Dear Deidre” tha:

“I fejuari juaj meriton më mirë. Duhet të vendosni nëse mund t’i zgjidhni problemet në marrëdhënien tuaj ose nëse duhet të largoheni prej saj dhe të ndërprisni dasmën.

Ju do të jeni në gjendje të merrni vendimin e duhur vetëm nëse i ndërprisni plotësisht kontaktet me ish-in tuaj.

Ai ju ka gënjyer vazhdimisht dhe ka provuar se nuk është i denjë për besimin tuaj. Jini të sinqertë me veten dhe vëreni se çfarë është më e mira për ju dhe të fejuarin tuaj.

Sado i vështirë të duket tani ky vendim, do të ishte shumë më keq të martohesh me një burrë që nuk e do. Paç fat!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat