Vdiq nga COVID-19 dizajneri i famshëm

Life style

Vdiq nga COVID-19 dizajneri i famshëm

Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:39
Alber Elbaz

Dizajneri izraelit, Alber Elbaz, i cili ka punuar për disa nga shtëpitë më të njohura të modës në Francë, ka vdekur në Paris, në moshën 59-vjeçare.

Elbaz ishte drejtor artistik në “Lanvin” që nga viti 2001 ku ishte i caktuar për rinovimin e brendit, deri në vitin 2015 kur ishte pushuar nga puna.

Si pasojë e kësaj, ai kishte krijuar kompaninë e tij të quajtur “AZ Factory”.

Ndërkohë, aktoret e famshme Natalie Portman e Meryl Streep ishin në mesin e yjeve që janë veshur vazhdimisht nga krijimet unike të dizajnerit tashmë të ndjerë.

Partneri i tij i biznesit, Johann Rupert ka bërë të ditur se Elbaz ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat