Përdorimi i patateve për trajtimin e problemeve me flokë

Life style

Përdorimi i patateve për trajtimin e problemeve me flokë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Patatet, për shkak të vetive ushqyese që kanë dhe shijes së mirë, kanë gjetur përdorim të gjerë në kuzhinat e kulturave të ndryshme botërore, mirëpo një gjë e rëndësishme është që patatet mund të përdoren edhe në rutinën e bukurisë. Më poshtë ua kemi sjellë disa mënyra, për përdorimin e patates, në kujdes për flokët 1. Nxirreni lëngun nga një patate dhe hidheni në një enë së bashku me një vezë dhe pak gjizë, para se t'i përzieni mirë të gjithë përbërësit. Pasi që të jetë krijuar një përzierje homogjene, aplikojeni në flokë, duke filluar nga rrënjët.

Përzierjen lëreni të qëndrojë në kontakt me flokët për rreth njëzet minuta, para se t'i pastroni flokët me ujë të vakët dhe me shampon tuaj të zakonshëm. Për rezultate më të mira, praktikojeni këtë gjë një herë në njëzet ditë dhe si rezultat do të fitoni flokë më të shëndoshë e me më shumë shkëlqim.

2. Qërojini dy patate dhe hidhni në një enë me ujë të nxehtë. Vlojeni ujin për njëzet minuta dhe pasi t'i keni pastruar flokët me shampo të zakonshëm, trajtojini edhe me lëngun e lëshuar nga patatet në ujë.

Kjo ju ndihmon që flokët tuaj të marrin ngjyrë më të errët, natyrale. Rekomandohet që këtë gjë ta bëjnë sidomos femrat që kanë probleme me thinja. 3. A keni probleme me rënien e flokëve? Nëse po, atëherë ndiqeni këtë recetë. Merrni 3 lugë çaji lëng patateje, 3 lugë çaji lëng të aloe verës dhe 1-2 lugë çaji mjaltë. Përzierjen e fituar aplikojeni në rrënjë të flokëve, lëreni të qëndrojë për rreth dy orë. Pastrojini flokët me shampo të zakonshëm. Për rezultate më të mira, bëjeni këtë trajtim dy herë në javë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat