Pasojat për atë që ndërpret agjërimin e Ramazanit

Life style

Pasojat për atë që ndërpret agjërimin e Ramazanit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Ibën Abasi transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Thelbi i vërtetë i Islamit dhe bazat e fesë mbi të cilat ngrihet Islami janë tre.Kush lë njërën prej tyre është jobesimtar dhe gjaku i tij ligjërisht mund të derdhet. Ato janë: Dëshmia se Zoti është një, falja e namazit dhe agjërimi i Ramazanit”.Transmetohet nga Ebu Jala dhe Dejlemiu.Dhehebiu e konsideron hadithin të vërtetë.

Ebu Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Nëse dikush e ndërpret agjërimin e një dite gjatë muajit të Ramazanit, pa pasur ndonjë arsye për të cilën Allahu do ta falë, nuk do të mund ta zëvendësojë atë ditë, edhe nëse agjëron gjithë jetën e tij”.Transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu.

Buhariu kujton nga Ebu Hurejra në formën “marfu’a”: “Kush e ndërpret agjërimin e muajit të Ramazanit pa pasur një arsye të pranueshme ligjërisht apo pa qenë i sëmurë, ai nuk mund ta zëvendësojë atë ditë, edhe nëse agjëron tërë jetën e tij”.Këtë e ka thënë edhe Ibën Mesudi.

Dhehebiu thotë se sipas besimtarëve të qëndrueshëm, ai që e lë agjërimin e Ramazanit, pa qenë i sëmurë, konsiderohet më i keq se ai që bën imoralitet apo ai që pi alkool. Në fakt, ata hedhin dyshime mbi Islamin e tij dhe mendojnë se ai mund të jetë nga ata që nuk janë muslimanë dhe nga ata që e shkatërrojnë realisht Islamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat